GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka nisur diskutimet me grupet e interesit për hartimin i listës së produkteve ushqimore që do të përfitojnë nga TVSH-ja e reduktuar prej 6%, por problematika me identifikimin dhe klasifikimin e mijërave produkteve ushqimore që tregtojnë supermarketet, po krijon paqartësi dhe kaos te tregëtarët.

Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e rrjeteve të supermarketeve, me qëllim përcaktimin e listës së produkteve ushqimore që do të përfshihen në skemën e TVSH-së së reduktuar prej 6%.

Në projektligjin e paketës fiskale propozohet, që produktet ushqimore bazë, si: bukë dhe miell, qumësht dhe kos natyral, vezë, oriz, makarona, vaj ushqimor, mish pule, mish viçi/derri, peshk bazë, fruta të freskëta, perime të freskëta, bishtajore, sheqer, ushqime bazë për foshnja, të trajtohen me shkallë të reduktuar të TVSH-së, prej 6%.

Ndërkohë, lista e detajuar e këtyre produkteve me kodet përkatëse të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Shkalla e reduktuar e TVSH-së aplikohet njësoj, si brenda vendit, ashtu edhe në import.

Objektivi i qeverisë është krijimi i një katalogu të unifikuar me rreth 10 mijë produkte ushqimore që do të përfitojnë nga TVSH-ja e reduktuar në 6%. Për këtë qëllim, produktet do të identifikohen përmes barkodeve dhe do të klasifikohen në sistemet e supermarketeve, në mënyrë që të shmangen paqartësitë për artikujt që përfitojnë nga ulja. Gjithashtu, synohet koordinimi i të dhënave mes supermarketeve dhe institucioneve shtetërore për të garantuar zbatimin e saktë të skemës.

Por drejtuesit e supermarketeve e konsiderojnë këtë një proces të vështirë për t’u realizuar, për shkak të numrit të madh të artikujve dhe kodeve të ndryshme që qarkullojnë në treg.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, një supermarket mund të ketë deri në 50 mijë kode për produkte ushqimore. Vetëm për një markë të caktuar mielli mund të ekzistojnë deri në 12 kode të ndryshme, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe për produkte të tjera, si orizi dhe makaronat.

Një nga problematikat kryesore lidhet me paqartësinë se cilat produkte do të përfitojnë konkretisht nga ulja e TVSH-së. Për shembull, supermarketeve u është kërkuar që mishin e freskët të pulës ta tregtojnë me TVSH 6%, ndërsa fileton e pulës jo. Paqartësi ka edhe për produktet e bulmetit, si kosi me fruta, djathi i dhisë dhe kaçkavalli.

Një tjetër vështirësi sipas drejtuesve të supermarketeve mbetet koordinimi i sistemeve të shkëmbimit të të dhënave mes tyre dhe institucioneve shtetërore.

Përfaqësuesit e sektorit ngrenë shqetësimin se, pa një listë të qartë dhe pa një sistem të unifikuar të raportimit, zbatimi i skemës së re rrezikon të shoqërohet me konfuzion dhe vështirësi administrative për bizneset.

Ndryshimet e propozuara në kuadër të paketës fiskale parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Kontabilistë dhe ekspertë kanë ngritur shqetësimin se ulja e çmimeve nuk do të reflketohet në të njëjtën masë të uljes së shkallës së TVSH-së, teksa përveç kësaj do të shtrenjtohen produktet e tjera si detergjentët, shampot etj nga rritja e TVSH standarde në 21%.

Aleanca e Profesionistëve të Lira ka argumentuar se ulja e TVSH-së për ushqimet bazë në 6% mund të ndihmojë familjet, por përfitimi varet nga reflektimi i saj në çmimet përfundimtare.

Për një çmim neto të pandryshuar, sipas APL rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% e rrit çmimin bruto me rreth 0,83%, ndërsa ulja për ushqimet mund ta ulë atë deri në 11,7%, nëse përcillet plotësisht te konsumatori.

 

Etiketa: produktesupermarketeTVSH

Lajme të lidhura

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh
Aktualitet

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com