Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur duke u drejtuar me gjeste fyese tifozëve shqiptarë në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, pasi mijëra të pranishëm brohoritën në kor “Rama, jep dorëheqjen”.
Revolta e tifozëve shqiptarë nuk u ndal as në stadium, ku mijëra prej tyre vijuan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Balla reagon ndaj thirrjeve të tifozëve, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas pamjeve të publikuara, socialisti shihet duke u nxjerrë krahun tifozëve shqiptarë, ndërsa ata brohoritnin “Rama, jep dorëheqjen”. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Shqipërisë, por thirrjet kundër Ramës dhe reagimi i Ballës tërhoqën vëmendjen përtej rezultatit sportiv.









Discussion about this post