Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e Kombeve.,
Sfida, e cila luhet në Budapest, do të jetë një përballje direkte që do përcaktojë kreun e grupit, me benefite të rëndësishme si ngjitja në Ligën B në mënyrë direkte, një vazo më e mirë në kualifikueset e Euro 2028 si dhe një vend në play-off të Europianit që është thuajse i sigurt.
Në sondazhin e publikuar nga UEFA në faqen e saj, pak para sfidës, situata paraqitej me Shqipërinë dukshëm të favorizuar sipas parashikimit të tifozëve.
66% e tyre kanë votuar për një fitore të kuqezinjve në këtë duel, ndërsa 28% mendojnë se sfida do të shkojë në favor të Bjellorusisë.
Vetëm 6 % deri tani mendojnë se ndeshja mund të mbyllet në barazim, ndonëse ky është një tjetër rezultat që iu shkon për shtat kuqezinjve të cilët do të ruanin kësisoj vendin e parë.










Discussion about this post