Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete.
Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën ndërsa një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e personave të përfshirë në aksident.









Discussion about this post