GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Parlamentar për Kulturën, ku deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me përfaqësueset e mazhorancës.

Zhupa ka ironizuar situatën brenda PS-së, duke e krahasuar mënyrën se si po trajtohen kundërshtarët e brendshëm të Edi Ramës me praktikat e regjimit të kaluar. Ajo u ka kujtuar socialistëve se ish-kryetarja e Kuvendit ishte anëtare e Asamblesë në bazë të funksionit të saj dhe se përjashtimi i saj ngre pikëpyetje edhe për respektimin e statutit të partisë.

“Erdhët të qeshur pas vakisë së të shtunës. Si pleniumet e Partisë së Punës. Udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. Pa atë ju jeni, siç e tha ai, se nuk na e zë goja. Pasi nuk respektoni ligjet e Kushtetutën e vendit, shkelet dhe statutin tuaj. Përjashtuat ish-kryetaren e Kuvendit që është ex officio anëtare e Asamblesë. Po siç e ka thënë ai që ju frymëzon juve: ‘Pse ligjet tona do na pengojnë ne?’”, deklaroi Zhupa.

Deputetja demokrate paralajmëroi gjithashtu për protesta kundër qeverisë, duke iu drejtuar socialistëve me një mesazh të drejtpërdrejtë që të reflektojnë.

“Kudo që të shkoni do keni nga pas protestën popullore. Ju pret 28 nëntori, protesta ku populli do të vijë kundër pushtuesit në karrigen e pushtetit. Reflektoni para se t’u vijë radha për t’ju përjashtuar juve”,tha ajo.

Deklaratat e saj sollën reagimin e deputetes socialiste Brisida Çakërri, e cila i kërkoi opozitës të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe të fokusohet te rendi i ditës së komisionit.

Por Zhupa nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke theksuar se opozita nuk shqetësohet për konfliktet e brendshme të socialistëve, por për faktin se kjo parti qeveris vendin.

“Siç ka thënë Edi Rama, kokat e njëri-tjetrit hëngshi. Por ne nuk shqetësohemi për PS, por faktin se kjo parti mban pushtetin dhe keqqeveris”, deklaroi deputetja demokrate.

Në debat u përfshi edhe deputetja socialiste Evis Kushi, e cila e orientoi kundërpërgjigjen drejt problemeve të brendshme të opozitës.

“Merruni me demokratët se i keni lënë jetimë, në mes të rrugës. Pastaj me statutin e PS”, u shpreh Kushi.

Etiketa: armiqpartiZhupa

Lajme të lidhura

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Koçi shënjestron Ballukun: Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve

12:56 - 16/11/26
Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim
Aktualitet

Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim

12:26 - 16/11/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Djali dhunoi brutalisht prindërit para banesës, ndërron jetë pas 10 ditësh babai 72-vjeçar

12:17 - 16/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Koçi shënjestron Ballukun: Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve

12:56 - 16/11/26

Ish deputeti socialist, Petro Koçi ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u propozua përjashtimi i...

Lexo më shumë
Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm

Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm

12:46 - 16/11/26
Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim

Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim

12:26 - 16/11/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Djali dhunoi brutalisht prindërit para banesës, ndërron jetë pas 10 ditësh babai 72-vjeçar

12:17 - 16/11/26
Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com