Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Sarandës, ku është njohur nga afër me historinë e zonës dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit vendas.
Përmes një postimi në Instagram, Ambasada Amerikane bëri të ditur se gjatë qëndrimit në jug të vendit, Wendt ka diskutuar me drejtues të bizneseve lokale mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të reja.
Në kuadër të vizitës, diplomati amerikan është takuar gjithashtu me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA-së, të cilët kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë! Në Sarandë, ambasadori Eric Wendt përshkoi shekuj të historisë shqiptare dhe bisedoi me drejtues të bizneseve vendase për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Ai u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe me ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA, të cilët me angazhimin e tyre forcojnë çdo ditë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
History, business and friendship in Albania’s south! In Saranda, Ambassador Eric Wendt walked through centuries of Albanian history and talked with local business leaders about growing partnerships. He also met with Peace Corps Volunteers and U.S. exchange alumni, the people who make the U.S.-Albania friendship stronger every day.
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 16, 2026










Discussion about this post