Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë magazinat e kompanisë Dekoll, të vendosura përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.
Flakët kanë shkaktuar alarm, ndërsa për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e dy mjeteve zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në ambientet përreth.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e rënies së zjarrit apo për dëme të mundshme në njerëz.










Discussion about this post