Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.










Discussion about this post