GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy ish-efektivët e Policisë së Orikumit, Daniel Likskëndaj dhe Afrim Ferraj, të akuzuar për korrupsion pas denoncimit të një qytetari, të cilit dyshohet se i morën 2.7 milionë lekë të vjetra për të mbyllur një çështje penale.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, kërkoi dënimin me nga dy vite burg për ish-shefin e krimeve, Daniel Likskëndaj, dhe specialistin e policimit në komunitet, Afrim Ferraj. Për të dy të pandehurit, Prokuroria kërkoi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare.

Ndërkohë, për qytetarin Everest Bashaj, i cili akuzohet se ka dhënë shumën e parave, SPAK kërkoi dënimin me tetë muaj burg.

Por përtej pretencës, dosja hetimore përmban detaje mbi mënyrën se si dy punonjësit e policisë dyshohet se përdorën një konflikt mes dy qytetarëve për të kërkuar para në këmbim të mosregjistrimit të procedimit penal.

Sipas dëshmisë së kallëzuesit, gjithçka nisi më 8 shtator 2025, kur ai u përfshi në një konflikt fizik me një koleg nga Kosova, gjatë transportimit të punonjësve nga Palasa drejt Orikumit.

Në atë periudhë, Bashaj punonte si elektricist në një biznes privat në Palasë. Sipas deklarimit të tij, konflikti me kuzhinierin nga Kosova, të quajtur Vigan, nisi pas një debati verbal dhe përfundoi në përplasje fizike. Një tjetër punonjës ndërhyri për t’i ndarë, ndërsa më pas të dy u pajtuan.

Megjithatë, disa orë më vonë, një person që u prezantua si punonjës policie e telefonoi dhe i kërkoi të paraqitej në Stacionin e Policisë Orikum, pasi ndaj tij ishte bërë kallëzim. Sipas dosjes, pasi priti rreth dy orë në komisariat, qytetari u takua me Afrim Ferrajn dhe Daniel Likskëndajn.

Ky i fundit, sipas dëshmisë, i komunikoi se akuzohej për pengmarrje, pasi gjatë konfliktit kishte ndaluar furgonin në rrugë. Likskëndaj dyshohet se i tha se kjo vepër penale dënohej me 7 deri në 10 vite burg.

Bashaj pretendon se u përpoq t’u shpjegonte punonjësve të policisë se konflikti kishte përfunduar dhe se ishte pajtuar me kolegun, por shefi i krimeve këmbënguli se çështja ishte e rëndë. Pikërisht në këtë moment, sipas dosjes së SPAK, nisi edhe kërkesa për para.

“Afrimi i tha që jepi shefit një kafe dhe mbylle këtë punë, por nuk duhet të bisedosh jashtë me asnjë njeri, kur të dalësh që këtej”, thuhet në dëshminë e administruar në dosje.

Sipas kallëzuesit, fillimisht iu kërkuan 3.5 milionë lekë të vjetra, por ai deklaroi se kishte vetëm 2.7 milionë lekë, të cilat i kishte kursyer nga pagat e punës.

Afrim Ferraj, sipas dëshmisë, doli nga zyra për të biseduar me shefin e krimeve dhe më pas u kthye duke i komunikuar se shuma që kishte në dispozicion ishte e mjaftueshme për mbylljen e çështjes.

“Afrimi doli nga zyra e tij dhe i tha të priste sa të bisedonte me shefin. Pasi folën veçmas erdhi dhe i tha që Ok, do ta mbyllim me aq”, përshkruhet në dosje.

Pas këtij komunikimi, Bashaj telefonoi Klejvis Minon, personin me të cilin ndante dhomën, dhe i kërkoi t’i sillte paratë në Stacionin e Policisë Orikum. Sipas kallëzimit, rreth 15 minuta më vonë, Mino mbërriti me çantën ku ndodheshin 2.7 milionë lekët e vjetra. Dosja përshkruan edhe mënyrën se si dyshohet se u dorëzuan paratë brenda ambienteve të policisë.

“Afrim Ferraj, më tha që merr lekët e mbështilli, në një fletë formati të bardhë dhe vendosi poshtë çantës së shefit Daniel Likskëndaj dhe ik”, thuhet në dëshminë e qytetarit.

Sipas kallëzuesit, ai i mbështolli paratë me një fletë të bardhë dhe i vendosi poshtë çantës së zezë të shefit të krimeve, në prani të të dy punonjësve të policisë.

Por një tjetër detaj i dosjes lidhet me veprimet që dyshohet se kreu Daniel Likskëndaj pas dorëzimit të shumës.

Sipas dëshmisë, ish-shefi i krimeve mori dy deklarimet që ishin administruar për konfliktin, i grisi përpara qytetarit dhe më pas i hodhi në koshin e mbeturinave.

Likskëndaj dyshohet se i komunikoi se çështja do të mbyllej, pasi personat e përfshirë ishin pajtuar dhe se asgjë nuk do të regjistrohej në sistemin e policisë.

Ai i kishte thënë gjithashtu se do ta telefononte pas tri ditësh për të verifikuar nëse pajtimi me shtetasin nga Kosova vazhdonte, por sipas kallëzuesit, kjo telefonatë nuk u krye.

Këto deklarime përbëjnë pjesë të materialit që SPAK ka administruar në hetimin ndaj dy ish-punonjësve të policisë.

Në përfundim të procesit, Prokuroria e Posaçme kërkoi nga dy vite burg për Daniel Likskëndajn dhe Afrim Ferrajn, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për tre vite.

Për Everest Bashajn, të akuzuar për dhënien e parave, prokurori Elvin Gokaj kërkoi tetë muaj burg.

Tashmë Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë pretencën e SPAK dhe provat e paraqitura gjatë procesit, përpara se të vendosë mbi përgjegjësinë penale të tre të pandehurve.

Etiketa: Burgorikumpolice

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Dyshohet se përvetësoi me mashtrim fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

10:33 - 17/11/26
Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

10:19 - 17/11/26
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë
Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

09:57 - 17/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët
Aktualitet

“Jepi shefit një kafe”/ SPAK kërkon burg për dy policët e Orikumit, si u dorëzuan 2.7 milionë lekët

10:43 - 17/11/26

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy ish-efektivët e Policisë së Orikumit, Daniel Likskëndaj dhe Afrim Ferraj, të akuzuar...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Dyshohet se përvetësoi me mashtrim fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

10:33 - 17/11/26
Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit

Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

10:19 - 17/11/26
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

09:57 - 17/11/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

09:52 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com