GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të SPAK, lidhur me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Këlliçi akuzon Prokurorinë e Posaçme se është tërhequr përballë kryeministrit Edi Rama dhe se ka bërë kompromis në çështjen Balluku, duke cenuar besimin e qytetarëve te drejtësia e re.

Sipas Këlliçit, SPAK ka argumentuar se nuk ka paraqitur një kërkesë të dytë, pasi ajo do të rrëzohej sërish nga votat e mazhorancës në Kuvend.

Deputeti demokrat e konsideron këtë arsyetim si një tërheqje të SPAK përballë vullnetit politik të kryeministrit Rama, ndërsa e cilëson rastin Balluku si një test të dështuar për SPAK-un.

“Sa më shumë dilnin prova e pasuri të fshehura të Ballukut, aq më shumë ajo shijonte lirinë, ushtronte pushtet dhe këtë e manifestonte si trofe”, shprehet Këlliçi ndër të tjera.

Reagimi

Shpjegimet e SPAK për Ballukun, konfirmojnë rënien dhe nënshtrimin total të Prokurorisë Speciale para Edi Ramës!
Me arsyetimin që ka dhënë para gazetarëve dje në një komunikim informal për rastin Balluku, kreu i SPAK vetëm sa ka konfirmuar tezën publike tanimë se prokuroria speciale e ngritur pikërisht për të luftuar korrupsionin në këto nivele, për të cilën janë investuar qindra miliona euro, ka bërë një kompromis të rëndë që ka cënuar imazhin dhe besimin tek kjo strukturë.
Sipas gazetarëve të pranishëm, kreu i SPAK paska thënë se nuk shkoi në Kuvend me kërkesë të dytë për Ballukun pas akuzave të reja për korrupsion e pastrim parash, sepse do të rrëzohej sërish me votë.
Ky është një moment shumë i dyshimtë. Si konkluzion del që SPAK nuk ka kryer detyrën sepse ka dashur të shpëtojë Edi Ramën nga një turpërim i dytë.
I pari ishte ai i 12 marsit kur kreu i organizatës rreshtoi 82 kartona në mbrojtje të aferave të Ballukut. Një goditje e rëndë për drejtësinë dhe avokati e korrupsionit, një vendosje e standartit të dyfishtë dhe konsolidim i paprekshmërisë që u përmend edhe në raportin e progresit të Komisionit Europian.
Megjithëse me prova të reja dhe akuza më të rënda se në rastin e parë, Braho e ka ditur mirë se Edi Rama do ta mbrojë sërish Ballukun! Po nga e di kreu i SPAK këtë? Ose është në dijeni se Edi Rama është i përfshirë vetë në ato vepra penale, ose se është i kapur nga Balluku dhe i shantazhuar prej saj?
Në secilin rast, kreu i SPAK është kështu në dijeni të një krimi edhe më të rëndë.
Dështimi i prokurorisë speciale me Ballukun dhe tërheqja para Edi Ramës, tregon se SPAK nuk e kaloi testin për të cilin është krijuar si institucion. Para syve të të gjithë shqiptarëve është shfaqur kontradita se sa më shumë dilnin prova e pasuri të fshehura të Ballukut, aq më shumë ajo shijonte lirinë, ushtronte pushtet, dhe këtë e manifestonte si trofe.
Sfidimi që i është bërë drejtësisë së re në këtë rast, është një kosto e parikuperueshme. Kush do të mbajë vallë përgjegjësi për këtë dëm?!

Etiketa: BallukuKellici

Lajme të lidhura

28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi
Aktualitet

28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

13:25 - 17/11/26
“Dorëzo mandatin urgjentisht ose kalbesh në burg!” Toni Gogu i çon Erion Veliajt kërcënimet e Ramës
Aktualitet

“Gogu më kërcënoi me porosi të Ramës”, avokati i Veliajt: Kryeministri duhet të hetojë ministrin e tij

13:10 - 17/11/26
Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona
Aktualitet

Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona

13:00 - 17/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!
Aktualitet

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

13:42 - 17/11/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të SPAK, lidhur me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku....

Lexo më shumë
28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

13:25 - 17/11/26
“Dorëzo mandatin urgjentisht ose kalbesh në burg!” Toni Gogu i çon Erion Veliajt kërcënimet e Ramës

“Gogu më kërcënoi me porosi të Ramës”, avokati i Veliajt: Kryeministri duhet të hetojë ministrin e tij

13:10 - 17/11/26
Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona

Debat te ‘Ekonomia’, Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për hajdutët tuaj që vjedhin miliona

13:00 - 17/11/26
Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokurorët ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokurorët ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

12:51 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com