Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016.
Me vendim të Departamentit të Administratës Publike,Kokthi do të jetë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Kokthi ka shërbyer si Drejtor i Taksave dhe Tarifave në Bashkinë Tiranë në kohen kur kjo e fundit drejtohej nge Rama dhe u vendos nga Rama të drejtonte Tatimet në Tiranë pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Kujtojmë se Kokthi u arrestua me akuza të përpiluara nga strukturat e Policisë pas një konflikti të vazhdueshëm me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Rama në atë kohë mbështeti ministrin kampion kjo për shkak edhe të faktit se ishte në lulëzim epoka e kanabisit.
Kokthi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në atë kohë.
Me sa duket Rama vetëm 10 vjet më vonë ka vendosur ta rikthejë, duke pranuar që Rama dhe Tahiri ishin njerëzit që realisht inskenuan arrestimin e Kokthit.











Discussion about this post