Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke mos pranuar rekursin e paraqitur prej tij.
Me këtë vendim, mbetet në fuqi masa e sigurisë e caktuar më herët nga gjykatat shqiptare ndaj Becchettit, i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.
Ndërkohë, në një tjetër zhvillim të çështjes, më 30 shtator 2025, Gjykata e Apelit e dënoi biznesmenin italian me 12 vite burg.
Becchetti është përballur prej vitesh me procese gjyqësore në Shqipëri, ndërsa çështja e tij lidhet me aktivitetin e ish-televizionit Agon Channel.










Discussion about this post