GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organizatës kriminale Çopja-Çela, të cilën SPAK e ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.  Komunikimet e zbërthyera në aplikacionin e koduar Sky ECC hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të grupit, lidhjet ndërkombëtare dhe shumat marramendëse të parave që dyshohet se janë gjeneruar nga trafiku i kokainës.

Një prej personazheve që shfaqet në dosje është Ervis Çela nga Peqini. Sipas komunikimeve që Euronews Albania ka publikuar, Çela dyshohet se gjatë qëndrimit në Paraguai kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë vendas, duke pretenduar se kishte korruptuar drejtues të policisë, përfaqësues të antidrogës dhe gjyqtarë, me qëllim garantimin e paprekshmërisë dhe lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ervisi Çela- Francit: Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore… Ministrin e antidrogës i jap rrogë. 3/4 gjykatësve të fortë i jap rrogë….

Nga letërporositë e mbërritura prej autoriteteve paraguajane rezulton se Ervis Çela, gjatë qëndrimit në këtë shtet, në zonën e Aguilar, dyshohet se ka përdorur një identitet të rremë, konkretisht atë të Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi ekuadoriane. Dosja evidenton gjithashtu bashkëpunimin e tij me një shtetas brazilian, të identifikuar si Clayton Santos Lima, për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të sasive të mëdha të kokainës.

Në Paraguai ka udhëtuar dhe qëndruar edhe Ardian Çela, një prej vëllezërve të Ervis Çelës. Ndërkohë, disa herë në këtë shtet ka shkuar edhe Fadil Balla, i njohur gjithashtu me emrin Julian dhe nofkën “Shijaksi”. Ai njihet edhe si pronar i resortit “Ajman”, të sekuestruar nga SPAK, ndërsa rezulton në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dyshuar e kësaj organizate kriminale.

Një tjetër element tronditës i dosjes lidhet me përmasat financiare të aktivitetit kriminal. Sipas SPAK, vetëm gjatë një muaji organizata ka gjeneruar ose grumbulluar rreth 150 milionë euro, ndërsa pritej të siguroheshin edhe 40 milionë euro të tjera.

Konkretisht, nga komunikimet në Sky ECC mes Renato Musakut dhe Petrit Lakatos, në periudhën 9 nëntor 2020 deri më 7 dhjetor 2020, rezulton se janë gjeneruar dhe grumbulluar 151.380.000 euro, ndërsa pritej të mblidheshin edhe 40 milionë euro të tjera. Hetimet kanë evidentuar se nga nëntori 2019 deri në mars 2021, organizata Çopja ka qarkulluar jo më pak se 520 milionë euro, të dyshuara si të ardhura nga trafikimi i kokainës.

Përmasat e aktivitetit të grupit dalin edhe në një tjetër komunikim të zbardhur nga Sky ECC, ku Franc Çopja flet për një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës të futura në Europë. Në bisedë, ai thotë se kanë arritur të trafikojnë 12 ton kokainë, duke e cilësuar këtë si një nga operacionet më të mëdha të realizuara ndonjëherë. Sipas tij, rekordi i mëparshëm kishte qenë 8.7 ton, ndërsa një sasi tjetër prej 3 tonësh nuk ishte përfshirë në operacion.

Franc Çopja: Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12 Ton, 8,7 ka qenë rekordi. Ka qenë për 15 ton po si futa 3 ton. Thashë ato i q… motrën fare, erdhën jeshil… U shplodhet nai cik….

Sipas të dhënave të dosjes, droga transportohej dhe fshihej në ngarkesa me kuti boje, ndërsa anëtarët e organizatës merreshin me nxjerrjen e pakove të kokainës nga paletat. Në komunikimet e zbardhura nga SPAK shfaqet edhe një tjetër aspekt i bashkëpunimit mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas. Çela i ofronte këtij të fundit armë që dyshohet se siguroheshin dhe trafikoheshin nga Paraguai. Bëhet fjalë për pistoleta dhe armë të gjata të veçanta, të pajisura me silenciator dhe të prodhuara në fabrikë.

gijotina.com/

Etiketa: Ervis ÇelaKlani CopjaKryesore1

Lajme të lidhura

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë
Breaking Views

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë

18:36 - 17/11/26
Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI
Aktualitet

Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

18:08 - 17/11/26
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26
Para
Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin
Sport

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

18:57 - 17/11/26

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median kosovare “Telegrafi”, ku ka folur për ecurinë...

Lexo më shumë
“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

18:56 - 17/11/26
Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë

18:36 - 17/11/26
Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

18:08 - 17/11/26
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com