GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktivistja: Politikat e Ramës po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivistja: Politikat e Ramës po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krisela Prendi, mjeke e sapodiplomuar dhe aktiviste, ka akuzuar qeverinë Rama se me politikat e saj të gabuara po detyron mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria.

Prendi theksoi se largimi i 12 mijë të rinjve jashtë vendit gjatë vitit 2024 është një kambanë alarmi për shpopullimin e vendit, ndërsa përgjegjësinë për këtë situatë ia adresoi kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha se kostot e larta të jetesës dhe mungesa e mbështetjes ekonomike po i detyrojnë studentët të punojnë deri në dy punë për të përballuar studimet, ndërsa një pjesë e tyre detyrohen të braktisin universitetin.

‘Të rinjtë nuk largohen nga mungesa e dëshirës për të jetuar në Shqipëri, por përzihen nga politikat e gabuara’, u shpreh Prendi.

“12 mijë të larguar jashtë vendit mendoj se është një shifër e konsiderueshme në vit. Inserti tregoi që ishte një rezultat i vitit 2024. Ne nuk e dimë nëse në 2025 apo në 2026 kemi një largim akoma më shumë të këtyre studentëve për të vazhduar universitetin jashtë. Është një shifër që ngre alarmin që Shqipëria po shpopullohet, është një shifër që ngre alarmin që mosha mesatare në Shqipëri po rritet, pra nuk do të kemi më të rinj pas disa viteve.

Pra, në këtë mënyrë do të kemi problematika në çdo sektor dhe në çdo fushë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë është edhe një shqetësim që duhet të jetë i pari për zotin kryeministër dhe pastaj për ju të tjerët. Pra, largimi i të rinjve nuk vjen si pasojë e mungesës së dëshirës së tyre për të jetuar në Shqipëri.

Të gjithë të rinjtë kanë dëshirë të rrinë në Shqipëri, por vjen si pasojë e politikave të gabuara që i përzënë të rinjtë. Ata nuk largohen, ata përzihen nga Shqipëria.

Një student detyrohet të punojë, ndoshta edhe dy punë, për t’ia dalë, për të jetuar në Shqipëri, për të mbuluar shpenzimet e shkollës, duke pasur parasysh që jo çdo prind i këtyre studentëve mund të jetojë në kryeqytet.

Pra, kemi edhe prindër që jetojnë në zona rurale dhe e kanë të pamundur të përballojnë një kosto jetese kaq të lartë, për t’u siguruar fëmijëve të ardhura të mjaftueshme që ata të ndjekin studimet pa pasur nevojën e një pune.

Pra, kjo tani është e pamundur që një i ri, një student, sidomos për studentët që vijnë nga zonat rurale, që vijnë nga rrethet, është e pamundur që t’ia dalë në Shqipëri, në Tiranë apo edhe në vende të tjera, me të ardhura nga ndihma familjare. Do të detyrohet të punojë, do të detyrohet ndoshta që të ketë edhe një lënie pas dore të jetës akademike për të përmbushur këto nevoja, të cilat janë jetike. Pastaj inserti tha që edhe 1 në 6 studentë, për shkak të mungesës ekonomike dhe për shkak të mospërballueshmërisë së kostos së jetesës, detyrohet të ndërpresë studimet”, u shpreh ajo.

Etiketa: RamaShqiperiStudente

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, dyshime për një tjetër të infektuar
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, dyshime për një tjetër të infektuar

09:12 - 18/11/26
‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore
Aktualitet

‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

09:06 - 18/11/26
Kuvendi mblidhet sot për Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, PD paralajmëron votën kundër
Aktualitet

Kuvendi mblidhet sot për Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, PD paralajmëron votën kundër

08:28 - 18/11/26
Para
‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, dyshime për një tjetër të infektuar
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, dyshime për një tjetër të infektuar

09:12 - 18/11/26

 Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri. Pacienti është një shtetas i huaj, i cili aktualisht ndodhet i izoluar...

Lexo më shumë
‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

‘Dështim i përsëritur’, PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

09:06 - 18/11/26
Aktivistja: Politikat e Ramës po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet

Aktivistja: Politikat e Ramës po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet

09:04 - 18/11/26
Kuvendi mblidhet sot për Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, PD paralajmëron votën kundër

Kuvendi mblidhet sot për Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, PD paralajmëron votën kundër

08:28 - 18/11/26
“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:10 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com