GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet në vendin e 91-të mes 143 vendeve dhe juridiksioneve në Indeksin e Shtetit të së Drejtës për vitin 2026, të publikuar nga World Justice Project (WJP), me një vlerësim prej 0.48 pikësh në shkallën nga 0 në 1. Vendi ka humbur katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rezultati i përgjithshëm është ulur me rreth 0.01 pikë.

Në krahasimin me vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në të dhënat e paraqitura, Shqipëria lë pas vetëm Serbinë, e cila renditet në vendin e 95-të me 0.46 pikë. Mali i Zi ka rezultatin më të lartë mes këtyre pesë vendeve, duke u renditur i 57-ti në botë me 0.57 pikë, i ndjekur nga Kosova në vendin e 59-të me 0.56 pikë dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 65-të me 0.54 pikë. Diferenca mes Shqipërisë dhe Malit të Zi arrin në 0.09 pikë, ndërsa Kosova qëndron 32 pozicione më lart në renditjen globale.

Raporti i World Justice Project vlerëson funksionimin e shtetit të së drejtës përmes tetë faktorëve, që përfshijnë kufizimin e pushtetit qeveritar, mungesën e korrupsionit, transparencën e qeverisjes, të drejtat themelore, rendin dhe sigurinë, zbatimin e rregullave, drejtësinë civile dhe atë penale.

Për Shqipërinë, disa prej rezultateve më të dobëta lidhen me korrupsionin, ku vendi merr 0.37 pikë dhe renditet i 107-ti në botë, si dhe zbatimin e rregullave, me 0.42 pikë dhe vendin e 114-të. Edhe drejtësia civile mbetet ndër fushat me vlerësim të ulët, me 0.44 pikë dhe vendin e 105-të.

Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda kryesojnë renditjen botërore

Vendet e Europës Veriore vazhdojnë të dominojnë renditjen për funksionimin e shtetit të së drejtës. Danimarka kryeson me 0.90 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 0.89 dhe Finlanda me 0.87 pikë.

Në pesëshen e parë përfshihen gjithashtu Suedia dhe Luksemburgu, duke konfirmuar pozicionin e fortë të vendeve të Evropës Veriore dhe Perëndimore në treguesit e pavarësisë së institucioneve, mbrojtjes së të drejtave dhe kontrollit të pushtetit qeveritar.

Në anën tjetër të renditjes ndodhen Venezuela, me rezultatin më të ulët prej 0.26 pikësh, Afganistani dhe Haiti.

Sipas World Justice Project, përkeqësimi i funksionimit të shtetit të së drejtës lidhet kryesisht me dobësimin e mekanizmave që kufizojnë pushtetin ekzekutiv, ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor dhe kufizimin e lirive qytetare.

Për të nëntin vit radhazi, numri i vendeve që shënojnë përkeqësim është më i lartë se ai i vendeve që përmirësohen. Në vitin 2026, treguesit e shtetit të së drejtës janë përkeqësuar në 62% të vendeve të vlerësuara, ndërsa 38% kanë regjistruar përmirësim.

Liria e shprehjes përkeqësohet në 64% të vendeve

Një nga gjetjet më shqetësuese të raportit lidhet me kufizimin e lirive themelore dhe dobësimin e hapësirës për pjesëmarrjen qytetare.

Sipas indeksit, liria e mendimit dhe e shprehjes është përkeqësuar në 64% të vendeve, ndërsa liria e tubimit dhe e organizimit ka shënuar rënie në 67% të tyre.

Edhe pjesëmarrja qytetare është dobësuar në 65% të vendeve të analizuara, duke treguar një prirje më të gjerë të kufizimit të mundësive për kontrollin publik të institucioneve.

Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në lirinë e medias, duke kufizuar mundësitë e gazetarëve dhe qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë.

Raporti tregon gjithashtu se ndikimi i papërshtatshëm i qeverive mbi sistemet e drejtësisë mbetet një problem i përhapur. Drejtësia civile ka shënuar përkeqësim në 64% të vendeve dhe ajo penale në 58% të tyre.

Etiketa: Kryesore1renditjeShqiperiSHTET

Lajme të lidhura

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Aktualitet

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26
Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh
Aktualitet

Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

07:41 - 19/11/26
“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1
Breaking Views

“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1

22:51 - 18/11/26
Para
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për...

Lexo më shumë
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

08:16 - 19/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:07 - 19/11/26
Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

Nga mbrojtës i protestuesve te gjobitësi i tyre, çfarë thoshte Edi Rama para 13 vitesh

07:41 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com