GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Turizmi Kosovë-Shqipëri, ministri Klosi: Do të bëjmë gjithçka që oferta të jetë realitet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Turizmi Kosovë-Shqipëri, ministri Klosi: Do të bëjmë gjithçka që oferta të jetë realitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët nga Kosova. Kurse, ministri Blendi Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për “Rrugën e Kombit”.

“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa. Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Mirëpo, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.

“Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.

Klosi tregoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri. Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”.

Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment relaksi e jo pengesë për të bërë biznes”.

“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klosi.

Ndërsa, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, tha se përveç turizmit kanë diskutuar edhe për trajtimin e mbeturinave.

“Do të kemi të bëjmë me grupe të përbashkëta rreth çështjeve kombëtare. Prandaj në bashkëpunimet tona ne do të krijojmë grupe punuese dhe do të realizojmë synimet e memorandumeve të nënshkruara ku gjatë muajit qershor do të ketë të përfshirë aktivistë të ndryshëm në aktivitetin për pastrimin e liqenit të Vërmicës”.

Etiketa: Blend KlosiKosoveShqiperitakseTurizem

Lajme të lidhura

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Para
Pogradec/ Aksident ne aksin rrugor Qafe Pllocë përplaset automjeti me trailerin

Pogradec/ Aksident ne aksin rrugor Qafe Pllocë përplaset automjeti me trailerin

TË FUNDIT

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona
Aktualitet

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26

Një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike nga Policia e Dibrës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe zbulimin...

Lexo më shumë
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com