GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të luftës kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë operacionit, i koduar “Vjeshta 2026”, janë identifikuar 155 shtetase shqiptare në lokalet me muzikë live.

Operacioni u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në bashkëpunim me disa institucione të tjera.

Sipas të dhënave të Policisë, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan gjithsej 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Prej tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia.

Për shkak të shkeljeve administrative, tetë lokale me muzikë live u mbyllën nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Aksioni u shtri edhe në 62 qendra masazhi në të gjithë Kosovën. Në këto ambiente u identifikuan 120 persona, mes tyre 94 femra dhe 26 meshkuj. Nga personat e identifikuar, 73 ishin shtetas të Kosovës dhe 47 të huaj. Në këtë kategori u evidentuan 19 shtetase nga Shqipëria, 27 nga Tajlanda dhe një nga Serbia.

Pas inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative. Në total, numri i bizneseve të mbyllura gjatë operacionit arriti në 15. Gjatë operacionit u evidentuan edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës.

Në këto raste u arrestuan tetë persona: katër meshkuj, tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë. Për rastet e konstatuara u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë dhe u shqiptuan gjoba. Gjithashtu, ndaj shtetaseve të huaja u vendosën masa dëbimi nga Kosova dhe ndalim hyrjeje në vend për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve grave të identifikuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Megjithatë, sipas autoriteteve, gjatë këtij operacioni nuk u identifikua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore.

gijotina.com/

Etiketa: KosovePunonjese seksi

Lajme të lidhura

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur
Breaking Views

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken
Aktualitet

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26
Para
“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

"Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres...

Lexo më shumë
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

23:00 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26
Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

22:00 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com