Ndryshime në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Besmir Beja është larguar nga posti i drejtorit të përgjithshëm pas afro 10 muajsh në detyrë, ndërsa në krye të institucionit emërohet Fation Shehu, i cili ka drejtuar për katër vite strukturën e Antikontrabandës.
Emërimi i Shehut vjen pas propozimit zyrtar për ndryshimin e drejtimit të institucionit, ndërsa vendimi pritet të zyrtarizohet këtë të premte, nga Këshilli i Ministrave.
Me marrjen e detyrës së re, Fation Shehu do të drejtojë një nga institucionet kryesore të administratës fiskale shqiptare, përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave doganore, kontrollin e mallrave që hyjnë dhe dalin nga territori i vendit, si dhe parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.
Ndërkohë, Besmir Beja i cili pasoi Gent Gazhelin, përfundon drejtimin e Doganave pas një periudhe rreth 10-mujore.









Discussion about this post