GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Mbrojtja kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërkohë që aktualisht, Mataj ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në seancën e sotme, ish-drejtoresha nuk ishte e pranishme, ndërsa mungonte edhe prokurori Garment Frëngu. Avokati i saj, Ilia Ilia, deklaroi se klientja kishte zgjedhur të mos merrte pjesë, ndërsa e cilësoi të paligjshme mungesën e prokurorit.

Mbrojtja tha gjithashtu se kishte mësuar nga mediat për kalimin e dosjes në SPAK, por nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për regjistrimin e procedimit në këtë institucion.

Nga ana tjetër, gjyqtari bëri me dije se Prokuroria e Durrësit kishte njoftuar gjykatën për shpalljen e moskompetencës më 28 tetor. Në këto kushte, të gjitha aktet e dosjes do t’i kalojnë Gjykatës së Posaçme.

Si u zbulua zhdukja e 690 milionë lekëve?

Skandali financiar në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u zbulua pas një kontrolli të brendshëm, ku rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj ishin regjistruar 690 milionë lekë transferta drejt degëve postare në Shijak dhe Krujë, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacion.

Në dosjen hetimore përmenden 11 mandate-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se dokumentojnë lëvizjen e parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit. Sipas hetimeve, Elisabeta Mataj dyshohet se ka përvetësuar mbi 700 mijë euro, fonde të destinuara për pensionet dhe pagesa të tjera për qytetarët. Në dosje përshkruhet gjithashtu dyshimi se ajo transportonte shuma parash në thasë të zinj kur largohej nga zyra.

Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Mataj u arrestua më 18 korrik dhe qëndroi rreth dy muaj në paraburgim, përpara se më 25 shtator t’i ndryshohej masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ajo hetohet për vjedhje në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, lidhur me zhdukjen e fondeve të destinuara për degët postare në Shijak dhe Krujë.

Në dosje përmendet edhe emri i deputetes Etleva Budini

Një tjetër emër i përmendur në këtë çështje është ai i Etleva Budinit, ish-drejtoreshë e Postës Shqiptare në Durrës, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste dhe fitoi mandatin e deputetes. Dyshimet për përfshirjen e personave që mund të gëzojnë imunitet parlamentar kanë bërë që çështja t’i kalojë SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga organet e drejtësisë për përfshirjen e Budinit në skemën e dyshuar. Me kalimin e dosjes në juridiksionin e posaçëm, pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë për zhdukjen e parave, mënyrën e funksionimit të skemës dhe përmasat e plota të dëmit financiar.

Etiketa: drejtoresjaGjykatapostae

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26
Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit
Aktualitet

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26
Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
Aktualitet

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

08:58 - 20/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë
Aktualitet

Drejtoresha e Postës kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:43 - 20/11/26

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

10:04 - 20/11/26
Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

Largohet Besmir Beja nga drejtimi i Doganave, emërohet Fation Shehu në krye të institucionit

09:42 - 20/11/26
UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin, gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit

09:34 - 20/11/26
Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com