Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Fieri, Belinda Balluku.
Sipas informacioneve, gjatë kontrollit në qelinë e Veliajt nuk është gjetur send i paligjshëm.
Ndërkohë që siç bën me dije avokati tij Plarent Ndreca në një intervistë për News 24, kryebashkiaku iu ka thënë se: “Lapsin, letrën dhe sensin e humorit nuk ma merrni dot”.
“Zoti Veliaj më komunikoi në tetefon këtë fakt që direkt pas publikimit të letrës në media ka shkuar një kontroll blic nga drejtoria e Fierit. Dhe më ka komunikuar nga telefoni i burgut.
Më ka njoftuar këtë informacion që tregon mënyrën se si sillet administrata e burgut dhe lidhjes së qartë të mendimit të zotit Veliaj. Ndërkohë që ai është i izoluar, ka një polic tek dera gjithë kohës dhe shoqërohet gjithë kohës me polic. Përsëri nuk mjaftojnë këto masa izoluese , dhe kontrolli ka pasur si qëllim intidimin.
Për kontrollin kanë thënë se “thjesht kemi urdhër, madje kanë shtuar që mund të vijnë nga Tirana për të bërë kontroll. Këto nuk janë kontrolle rutinë, janë të lejueshme, por jo rutinë.
Për më tepër që zoti Veliaj nuk është i të burgosurit e tjerë, ka një polic gjithë kohës tek dera, ëshë e pamundur që zoti Veliaj të ketë gjëra të paligshme në qeli sepse kjo do të ishte dështim i plotë i administratës”, tha Ndreca.
Në letrën publike, Veliaj i drejtohej Ballukut në kuadër të “Pranisë Besnike”, duke i thënë se duhet t’i autorizonte operacionin e këmbës. Në shkrim, ai ironizonte kryeministrin Edi Rama teksa shkruante se:
“Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike. Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.”










Discussion about this post