GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese për protestuesit e dhunshëm, të maskuar, që bllokojnë qarkullimin e mjeteve apo që nuk u binden urdhrave të autoriteteve, Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga 2 deri më 21 nëntor, çdo ditë. Thuajse të gjitha, 335 prej tyre, janë për bllokim të qarkullimit, me vlerën minimale të parashikuar nga ligji, prej 5 mijë lekësh të rinj.

Dallim bëjnë tre raste, kur gjoba e vendosur ka qenë në kufirin maksimal prej 500 mijë lekësh të rinj, secila. Aplikimi i kësaj mase ndëshkuese, parashikohet në rastet e mosbindjes ndaj urdhrave të policisë, maskimit dhe hedhjes së gurëve drejt policëve. Dhe në fakt, 3 të gjobiturit me vlerë maksimale, akuzohen se kanë gjuajtur gurë drejt efektivëve në mënyrë të përsëritur, duke i rrezikuar ata.

Të trija këto gjoba, përfaqësojnë thuajse gjysmën e vlerës totale, që arrin në 3 milionë e 175 mijë lekë të rinj.

Policia, e cila është e ngarkuar për vendosjen e gjobave, i ka aplikuar ato ndaj protestuesve të grumbulluar, kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe te Ministria e Arsimit.

Sipas ligjit, për kundërvajtjet administrative, një person i gjobitur ka afat 10 ditë për të shlyer gjobën. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ligji e ka të përcaktuar se, për çdo muaj që kalon gjoba rritet me 2% të vlerës, pra nga 5 mijë lekë në muajin e parë shkon 5 mijë e 100 lekë, ose nga 500 mijë lekë, në muajin e parë shkon 510 mijë lekë.

Nëse vazhdon të mos paguhet, Policia e Shtetit mund të nisë procedurën për mbledhjen me forcë të detyrimit, e cila mund të merret nga paga në bankë, dhe nëse është e pamundur shkohet deri sekuestrimi i pasurisë së luajtshme ose të paluajtshme, e cila më vonë shitet në ankand. Një tjetër mundësi është dhe angazhimi i përmbarimit, 40 ditë nga vendosja e gjobës.

Në rast se policia nuk kryen veprime për vjeljen e gjobës së papaguar, atëherë pas 2 vitesh ajo parashkruhet. Sipas ligjit kjo nuk do të thotë se fshihet automatikisht, por organi administrativ duhet të konstatojë parashkrimin me vendim dhe në këtë formë gjoba fshihet. Për mospagesën e një gjoba nuk parashikohet dënim me burg, por vetëm dëm në pasuri.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj personave të ndëshkuar.

“Kthimi i ligjshmërisë është proces që duhet çuar deri në fund. Gjobat duhen ekzekutuar deri në fund. E drejta për të zënë rrugën pa leje nga policia duhet të mos ekzistojë pa pasojën e gjobës përkatëse për bllokimin e rrugës”, tha kryeministri Edi Rama më 14 nëntor.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë asnjë njoftim nëse këto gjoba kanë nisur të paguhen ose jo. Për gati gjysmën e tyre, afati ka kaluar.

Ndonëse një pjesë e protestuesve kanë deklaruar se do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, deri më tani, nuk rezulton të ketë ndonjë rast ankimimi.

Akti Normativ është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në 2 padi të ndryshme, nga Partia Demokratike dhe studentët të ndihmuar nga disa shoqata të shoqërisë civile. /ReportTV

Etiketa: gjobat per protestuesit

Lajme të lidhura

Tri pikë për katër skuadra, Teuta, Skënderbeu, AF Elbasani dhe Vllaznia triumfojnë në javën e 12-të
Breaking Views

20:15 - 22/11/26
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
“Nuk na lënë të protestojmë”/ Tension para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë largimin me forcë nga policia

19:40 - 22/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tri pikë për katër skuadra, Teuta, Skënderbeu, AF Elbasani dhe Vllaznia triumfojnë në javën e 12-të
Breaking Views

Tri pikë për katër skuadra, Teuta, Skënderbeu, AF Elbasani dhe Vllaznia triumfojnë në javën e 12-të

20:15 - 22/11/26

Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur këtë të diel me përfundimin e pesë takimeve të zhvilluara përgjatë...

Lexo më shumë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26
“Nuk na lënë të protestojmë”/ Tension para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë largimin me forcë nga policia

“Nuk na lënë të protestojmë”/ Tension para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë largimin me forcë nga policia

19:40 - 22/11/26
Securimeter 2026/ Një shpenzim i papritur prej 1,000 eurosh vë në vështirësi gjysmën e familjeve shqiptare

19:30 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com