GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka denoncuar një situatë problematike në ambientet e Burgut të Fierit, ku pretendon se nuk po i lejohet të hyjë për të takuar klientin e tij. Gjatë një interviste Ndreca deklaroi se kishte rreth një orë e gjysmë që priste për të zhvilluar takimin me Veliajn, por autoritetet e institucionit nuk po i jepnin leje për të hyrë.

Sipas avokatit, si arsye për moslejimin e hyrjes i ishte komunikuar mungesa e forcave policore dhe e personelit për shoqërimin e të paraburgosurit. Ndreca e cilësoi këtë situatë si të paligjshme dhe një cënim të rëndë të të drejtës për mbrojtje, duke theksuar se legjislacioni parashikon mundësinë e takimit të avokatit me klientin në çdo kohë.

Ai bëri të ditur se takimi ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi ditën e nesërme Veliaj ka një seancë gjyqësore dhe palët duhet të konsultohen për çështjet që do të diskutohen në gjykatë. Avokati kërkoi gjithashtu që për pengesën të mbahej një procesverbal zyrtar, por sipas tij edhe kjo kërkesë nuk u pranua.

Plarent Ndreca: Në fakt u bë një orë e gjysmë që jam këtu duke pritur për të takuar klientin. Nuk po lejohem dhe vazhdon akoma e njëjta histori që ‘nuk kemi forca policore dhe njerëz për të shoqëruar’. Ndërkohë që ligji parashikon se hyrja e avokatit ndodh në çdo kohë. Vazhdon paligjshmëria e veprimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kufizimi i takimeve edhe me avokatin. Unë nesër kam një seancë gjyqësore dhe duhet të takohesha patjetër me klientin. 1 orë e gjysmë në pritje siç e shihni dhe nuk lejohem. Asnjë bazë ligjore, asnjë përgjigje zyrtare. Kërkoj të mbajnë procesverbal për këtë fakt. As procesverbal nuk japin.

Një situatë skandaloze dhe një situatë që nuk e meriton shteti shqiptar që të shkojë në këto nivele që s’kanë asnjë përputhje e asnjë lidhje me asocimin dhe standardet europiane. Kjo është një situatë e paprecedentë. Një cenim i rëndë i standardeve të mbrojtjes dhe cenim i rëndë i të drejtës së klientit tim, për çdo të paraburgosur, apo i çdo personi nën hetim apo në cilësinë e të pandehurit, për t’u takuar në çdo kohë me avokatin e tij. Pra unë nuk kam asnjë mundësi të konsultohem dhe të flas me klientin për seancën e nesërme, duke dëmtuar edhe strategjinë që ne kemi për nesër, apo për komunikimin që kemi për një vendim të mundshëm apo potencial që Gjykata nesër mund të japë për zgjedhjen e spitalit nga Veliaj.

Këtë situatë unë e konsideroj institucionale. Një sjellje e rëndë e paligjshme institucionale. E një institucioni në varësi të qeverisë, të kryeministrit, i cili ka bërë ato deklarata që ka bërë në Asamblenë Kombëtare dhe të Tiranës. Ja ku është prova që standardet nuk janë ato që thotë Rama. Ja kush është standardi. Avokati në 2026-ën nuk lejohet të hyjë e të takohë klientin e tij. Një e drejtë bazike që besoj se edhe vendet që janë pa asnjë pretendim për të hyrë në Europë, besoj se i respektojnë. Unë po pres edhe pak, jam i detyruar të kthehem në Tiranë. Është konsumuar ky udhëtim dhe unë nuk kam arritur të bëj takimin për të cilin erdha. Përgjigje ka me telefon, por nuk bëjnë një procesverbal.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Plarent Ndreca

Lajme të lidhura

Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës
Aktualitet

Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

18:57 - 23/11/26
Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë
Aktualitet

Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

18:52 - 23/11/26
Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

18:48 - 23/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit
Breaking Views

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit

19:25 - 23/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka denoncuar një situatë problematike në ambientet e Burgut të Fierit,...

Lexo më shumë
Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

18:57 - 23/11/26
Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

18:52 - 23/11/26
Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

18:48 - 23/11/26
Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat?

Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat?

18:37 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com