Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ku priten edhe shtrëngata.
Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta. Ndërkohë, në veri dhe lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sa i përket temperaturave, në bregdet temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen të jenë 6 deri në 16 gradë Celsius, në zonat e ulëta 3 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga -1 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë deri e fortë.









Discussion about this post