GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debati për buxhetin e vitit 2027, që pritet të miratohet nen për nen të enjten në Kuvend, ka përplasur gazetarin Lutfi Dervishi me deputetin socialist Blendi Klosi, në emisionin “Off the Record”, teksa ky i fundit po fliste për buxhetin, i cili pritet të miratohet nen për nen të enjten në  parlament.

“Sot kemi pasur mundësinë të kemi një buxhet interesant që do të miratojmë vitin e fundit. Kemi marrë masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me njerëzit e thjeshtë edhe ata të cilët kanë nevojë dhe kemi dakorduar me atë çfarë kemi thënë ditën e parë dhe të cilës i qëndrojmë besnikë që ata që fitojnë më shumë do të kontribuojnë më shumë. Ne nuk jemi këtu për të shpërndarë varfërinë dhe fukarallëkun, po jemi këtu për të shpërndarë mirëqenien edhe pasurinë dhe kësaj ja kemi dalë.”, deklaroi deputeti socialist në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Përkundër këtyre deklaratve gazetrai Lutfi Dervishi tha se këto janë propaganda pasi buxheti më i madh nuk nënkupton automatikisht përmirësim të jetesës së qytetarëve. Sipas tij njerëzit sot nuk janë më të pasur se në 2013 dhe numri i të varfërve është rritur.

“E keni vonuar integrimin me çështjen e iBAR-it. Janë fakte. Dhe tjetra që është e vërtetë për varfërinë, por ju duket i doni kaq shumë të varfrit saqë i shtoni në mënyrë progresive. Njerëzit nuk janë më të pasur sot se sa ishin në 2013”, theksoi Dervishi.

Klosi e cilësoi deklaratën e Dervishit si një opinion personal, duke marrë si shembull rritjen e pagave të mësuesve dhe të ardhurat e shtresës së mesme.

“Është opinioni juaj. Shtresa e mesme merr paga shumë më të larta. Mësuesit marrin dy-trefishin e pagës së tyre kur kemi ardhur”, tha Klosi.

Por Dervishi ia ktheu me një fjali, duke e zhvendosur debatin nga shifrat nominale të pagave te fuqia reale blerëse e qytetarëve.

“Mund të marrin edhe miliona, por blejnë më pak”, u përgjigj gazetari.

Përplasja mes të dyve nxori në pah dy këndvështrime të ndryshme mbi mirëqenien ekonomike: atë të rritjes së pagave, të cilën qeveria e paraqet si arritje, dhe atë të fuqisë blerëse, që përcakton se çfarë mund të përballojnë realisht qytetarët me të ardhurat e tyre.

 

 

Etiketa: buxhetKlosivarferi

Lajme të lidhura

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
Aktualitet

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

07:42 - 25/11/26
Sulmi ndaj anijes ruse në Libi, Shqipëria mohon përfshirjen: Nuk disponojmë dronë ujorë
Aktualitet

Sulmi ndaj anijes ruse në Libi, Shqipëria mohon përfshirjen: Nuk disponojmë dronë ujorë

22:38 - 24/11/26
Para
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
Aktualitet

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit...

Lexo më shumë
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

08:09 - 25/11/26
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

07:42 - 25/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:37 - 25/11/26
“Debate me partnerin”, njihuni me horoskopin e ditës së sotme

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Nëntor 2026

07:33 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com