GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, Elojna Shpataraku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar gjithë dhunën që ish-burri ka ushtruar ndaj saj. 39-vjeçarja ka rrëfyer se është njohur me Bledarin përmes vajzës së hallës së saj. Pas 6 muajsh martesë dhe kur ishte shtatzënë, sipas saj, kanë nisur edhe episodet e para të dhunës.

“Me Bledar Bakajn jam njohur përmes vajzës së hallës sime. Jam lidhur me mblesëri, jemi martuar. Kemi jetuar pak kohë, mos gaboj pas 6 muajsh, kam qenë dhe shtatzënë kur kanë filluar episodet e dhunës. As nuk punonte e asgjë dhe shkak i dhunës ishte kjo. Kishte dhe nënën 75 vjeçe. Për shkak të ekonomisë vinin debatet. Më ka dhunuar kur ka patur një debat me nënën për lekë. Nënën e tij e ka ngrënë në dhëmbë në faqe, pastaj unë isha në këmbë se më vinte keq. Edhe asaj i vinte keq për mua dhe më mbronte. Hyra në kuzhinë dhe më dhunoi. Më gjuajti me shqelma, me grushte në fytyrë”, tregoi Eljona.

Ajo shtoi se e ka denoncuar vetëm një herë dhe policia e Roskovecit i ka thënë që t’a falë për hatër të djalit të tyre.

“E kam denoncuar vetëm një herë. Bisedoi me të vëllain për punë fshati. Do ndihmonin njëri-tjetrin për të shkundur ullinjtë, ai i thoshte jo. E pastaj më thoshte mua të dëboja vëllain e tij nga shtëpia, kush isha unë të dëboja vëllain e tij nga shtëpia. Po të ishte i zoti ta largonte ai të vëllain nga shtëpia, jo unë. Kur shkuan për të shkundur ullinjtë, ai më mbërtheu mua në shtëpi, me shqelma, me sëpatë, ku të kapte sëpata, në shpatull, në kurriz, në këmbë. Kam shpëtuar, kam dalë jashtë. Kur dola në mes të ullinjve të mëdhenj kam thirrur vetëm një herë vëllain e tij, Kujtimin. Ai më respektonte, më tha ça ke. I tregova. Më tha ‘fute brenda’. Mori telefonin e tij, se mua nuk më linte telefon. Mora babain dhe i thashë ‘nuk mundem dot më’ dhe ai më tha që t’a denoncoja. Mora 139, kanë ardhur dhe e morën në Roskovec. Më ka rrahur pa shkak, nuk e di as vetë se pse më dhunoi. Aty pastaj erdhën edhe njerëzit e mi. Nuk e di ça folën. Isha shumë e ngarkuar psikologjikisht. Janë mbledhur të gjithë bashkë pastaj, pinë kafe me zotërinë, e gjithë policia. Më thanë që t’a falja për hatër të djalit, më tha policia e Roskovecit. Ai i bëri këto gjëra dhe mua më ngarkoi me faje. Por prapë e lashë situatën që edhe djali ti kuptonte gjërat më mirë. Djali ishte 9 vjeç. Ai ka qenë në çdo rast kur burri më ka dhunuar. Më ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht në prani të djalit, i ka bërë të gjitha. Djali ishte i vogël dhe me mua do rrinte.

Më ka ngelur një shenjë në këmbë që më ka gjuajtur me gurë. Vetëm një herë që jam larguar se më tha ‘o do të pres kokën, o do të nis pa rroba në trup te babai’. Më ka kaluar thika këtu vetëm se jam prapsur pak se donte të më ndrydhte dorën. Më kapi maja e thikës. Se di as vetë se si nuk më kapi thika. Hundën ma ka thyer më përpara. Më ka kyçur në dhomën e gjumit tre ditë. Se di në ça gjendje kam qenë, kur jam përmendur, e gjeta aty se ai rrinte aty se e dinte se do ikja. Kur po ikte të shkundte arra, mora djalin dhe ika te njerëzit e mi. I thashë babit që të mos më detyronte të kthehesha më tek ai. Hoqa bluzën dhe i tregova shenjat. I thashë se ti po fle rehat, por vajza jote jo”, rrëfeu 39-vjeçarja.

Kujtojmë se Bledar Bakaj është daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i cili është dënuar me “arrest me burg” pasi ka plagosur rëndë me dashje 67-vjeçarin Enver Grëmi. Ky i fundit është babai i ish-partneres së Bledarit. 52-vjeçari akuzohet gjithashtu nga ish-partnerja e tij se e ka dhunuar dhe përdhunuar. TCH

Etiketa: akuzat e ish-gruas se dajesZegjine Çaushi

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 179 ditësh, protestuesit nuk pranojnë dialog me Ramën
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 179 ditësh, protestuesit nuk pranojnë dialog me Ramën

19:22 - 25/11/26
Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë
Aktualitet

Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë

19:15 - 25/11/26
Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit
Breaking Views

Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit

19:09 - 25/11/26
Para
Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit

Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 179 ditësh, protestuesit nuk pranojnë dialog me Ramën
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 179 ditësh, protestuesit nuk pranojnë dialog me Ramën

19:22 - 25/11/26

Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën kundër qeverisë Rama....

Lexo më shumë
Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë

Përplasje mes furgonit dhe makinës së policisë në aksin Levan-Tepelenë

19:15 - 25/11/26
Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit

Përqafime me Von der Leyen dhe Costan në Bruksel, Rama takohet me krerët e BE-së para samitit

19:09 - 25/11/26
“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit

“Më goditi me sopatë, bërtita”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Më dhunoi e abuzoi seksualisht para djalit

19:00 - 25/11/26
Balluku test për integrimin në BE? Ja si i përgjigjet Rama gazetarit në Bruksel

Balluku test për integrimin në BE? Ja si i përgjigjet Rama gazetarit në Bruksel

18:43 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com