Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, duke e dënuar me 1 vit burg.
Megjithatë, dënimi me burg është konvertuar në 100 orë punë në interes publik.
Shkreli u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për Partinë Socialdemokrate.
Nga hetimet, u evidentua se Shkreli ka qenë aktiv në fushatë, në mbështetje të PSD, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike.
Ndërtimi i këtij rrjeti është realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërsa Shkreli, sipas organit të akuzës, u ka kërkuar banorëve që në këmbim të votonin për subjektin politik që ai mbështeste, Partinë Social Demokrate.










Discussion about this post