GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë të qartë se nuk e sheh veten të rikthyer në politikë, të paktën për sa kohë të jetë në përballje me drejtësinë.

Ajo deklaroi se nuk ndihet moralisht e gatshme t’u kërkojë votën qytetarëve pa përfunduar më parë procesi gjyqësor ndaj saj.

E pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit“,  nëse ka hequr dorë përfundimisht nga politika, në një kohë kur po afrojnë zgjedhjet lokale, Kryemadhi u shpreh se angazhimi politik është i pamundur për të për sa kohë vijon të jetë në dyert e gjykatave.

Ajo theksoi se nuk mund të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u përballur më parë me drejtësinë, duke e cilësuar këtë si një standard personal dhe moral që ka vendosur për veten.

“Përderisa jam në dyert e gjykatave, nuk kam si merrem me politikë. Duke qenë se e kam thënë, me këtë reformë në drejtësi nuk kam të drejtë morale të kërkoj votë para qytetarëve pa mbaruar procesi ndaj meje. Nuk pretendoj të ma bëjë gjyqin GJKKO dhe mediat, por do ta marrë gjykimi hyjnor. Por përderisa kemi votuar këtë reformë, nuk dal dot të kërkoj votë sa jam në dyert e gjykatave”, deklaroi Kryemadhi.

Gjatë bisedës, kur iu përmend rasti i zyrtarëve të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në politikë pavarësisht akuzave, ish-deputetja u përgjigj se ka zgjedhur të ndjekë standardin e saj.

“Unë kam standardin tim. Edhe koha nuk të lejon. Nuk kam zyra avokatie t’i kem unë në dispozicion. Jam familjarisht në një proces gjyqësor”, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Kryemadhi sinjalizoi se nuk ka ndërmend të rikthehet në garën politike dhe as të kërkojë votën e qytetarëve për sa kohë çështja e saj gjyqësore mbetet e hapur.

 

Etiketa: KryemadhiPolitike

Lajme të lidhura

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Aktualitet

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

08:43 - 27/11/26
Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë
Aktualitet

Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë

08:03 - 27/11/26
Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër
Aktualitet

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër

07:48 - 27/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve
Aktualitet

A do të rikthehet në politikë? Kryemadhi: Nuk kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

09:10 - 27/11/26

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë të qartë se nuk e sheh veten të rikthyer në politikë, të paktën për sa...

Lexo më shumë
Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

08:43 - 27/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:07 - 27/11/26
Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë

Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mijë lekë për protestuesit, PS miraton me shumicë votash paketën antidhunë

08:03 - 27/11/26
Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër

Kuvendi miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, opozita voton kundër

07:48 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com