Emigrantët vijnë nga vende të ndryshme evropiane dhe janë drejtuar drejt Tiranës, ku pritet të marrin pjesë në tubim.
Emigrantët shprehen se janë kthyer në atdhe për të kërkuar zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.
“Zemërimi i diasporës. Të gjithë së bashku kthehemi në atdhe. Këtë herë për t’i dhënë zgjidhje politike dhe fund tranzicionit”, shprehen emigrantët.
“Kur ta kthejmë vendin e politikës normale, do të bëjmë edhe bashkimin kombëtar. Jemi për festë dhe për protestë. Pasi të largojmë Ramën, festa do të jetë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehen pjesëmarrësit.
Ata theksojnë se janë në Shqipëri për festë dhe protestë, ndërsa bëjnë thirrje që shqiptarët të dalin në shesh.
“Jemi për festë dhe protestë. Pasi të largojmë Edi Ramën, festa do të jetë mbarëkombëtare. Për 13 vitet e fundit janë larguar 1 milion shqiptarë. Kriminelët e kanë vendin para drejtësisë”, shprehen ata.
Emigrantët i bëjnë thirrje gjithashtu qeverisë të japë dorëheqjen, duke e cilësuar atë si më të korruptuarën në Europë.
“Qeveria më e korruptuar në Europë, jep dorëheqjen, se nuk ka rrugë tjetër”, është mesazhi i tyre.










Discussion about this post