GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Gëzuar 28 Nëntorin! Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Gëzuar 28 Nëntorin! Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e tij për 28 Nëntorin, ku krahas urimit për Ditën e Flamurit dhe 114-vjetorin e Pavarësisë, u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën kombëtare në Tiranë. Berisha e cilëson 28 Nëntorin si ditën e nderimit të flamurit dhe të sakrificave për liri, ndërsa thekson se këtë festë kombëtare shqiptarët e presin nën atë që ai e quan narkodiktatura e Edi Ramës.

Kreu i PD-së akuzon qeverinë për krijimin e narkoshtetit, farsë zgjedhore, shpopullim të vendit dhe bashkëpunim me Beogradin kundër Kosovës. Në mesazhin e tij, Berisha e lidh protestën e sotme me betejën politike kundër qeverisë Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin në shesh për t’i dhënë përgjigje regjimit.

Postimi i plotë:

Gëzuar 28 Nëntorin, DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR. Sot protestë kombëtare! Te gjithë ne Shesh! Miq, sot mbarë kombi, në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, feston 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar, ditën e shpalljes, më 28 Nëntor të vitit 1912, nga Ismail Bej Vlora, të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ndaj sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, 114-vjetorin e saj, ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babanë e Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorën, dhe Isa Boletinin e etërit e tjerë të saj. Nderojmë qindra mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor, për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.

Prandaj, të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë: Gëzuar këtë ditë! Përjetësi, zhvillim dhe begati!

Më 28 Nëntor të vitit 1443, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar ngriti Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysmë shekulli e shndërroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë. Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun, dhe luftërat e tij legjendare që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi.

Po këtë datë, 81 vjet më parë, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili, pasi e shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vëllavrasëse, vendosi në Shqipëri, si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Por ne e festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës, i cili, në një hark kohor 14-vjeçar, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe, me politikat e regjimit kleptokratik, po shkreton dhe zbraz më shumë se çdo pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët.

Vetëm drejt zonës Shengen, në 10 vite u larguan 1,1 milion shqiptarë dhe, për këtë, sot ne jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qenies shqiptare, që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.

Sot mbarë kombi mblidhet në Tiranë në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe narkodiktaturës së tij.

Le të na frymëzojnë festat e kësaj dite për ta çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës.

Së fundmi, ju të dashur miq, ju urojmë ju dhe mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!

Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë!

Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë!

Nderim të gjithë atyre që nderojnë sot me protestën e tyre Flamurin e Kombit!

Gëzuar!

Etiketa: berishaRamashesh

Lajme të lidhura

Nuk lejohet grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës e ujë me presion
Aktualitet

Nuk lejohet grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës e ujë me presion

12:58 - 28/11/26
Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi
Aktualitet

Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi

12:50 - 28/11/26
“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!” Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë
Aktualitet

“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!” Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë

12:36 - 28/11/26
Para
“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!” Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë

“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!" Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk lejohet grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës e ujë me presion
Aktualitet

Nuk lejohet grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës e ujë me presion

12:58 - 28/11/26

Situata është tensionuar para Kryeministrisë, ku policia nuk ka lejuar grumbullimin e protestuesve në këtë zonë.\ Efektivët kanë ndërhyrë për...

Lexo më shumë
Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi

Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi

12:50 - 28/11/26
“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!” Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë

“Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë!” Protestuesit përplasen me policinë në Vlorë

12:36 - 28/11/26
Berisha: Gëzuar 28 Nëntorin! Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës

Berisha: Gëzuar 28 Nëntorin! Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës

12:35 - 28/11/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

28 Nëntori/ Ditmir Bushati: 114-vjetori i Pavarësisë vjen në një moment zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë

12:21 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com