GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi investoi rreth 21,6 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe ndërkohë që për vitin 2027 parashikohet transportimi i mbetjeve urbane drejt Shkodrës, duke qënë se praktikisht inceneratori nuk funksionon,  qeveria ka përfshirë në listën e investimeve me rëndësi kombëtare një projekt të ri prej 16,77 milionë eurosh për infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan.

Përveçse jashtë funksionit, inceneratori i Elbasanit ka qënë në qendër të hetimeve të SPAK me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre për zyrtarët e përfshirë.

Së fundmi edhe administratori i shoqërisë administruese ECI-ELB po hetohet për marrje rryshfeti.

Investimi i ri, i propozuar së fundmi nga Ministria e Mjedisit, është klasifikuar menjëherë si i maturuar, me nivel prioriteti institucional A dhe renditet në nënsektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe landfilleve.

Përfshirja e projektit në listën e investimeve prioritare vjen në një moment kur Elbasani, pavarësisht investimeve të kryera ndër vite, ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Pas 21,6 milionë eurove për inceneratorin, mbetjet drejt Shkodrës

Sipas Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kostoja e investimit për impiantin e incenerimit në Elbasan ishte rreth 21,6 milionë euro.

Impianti, i ndërtuar në Bradashesh në kuadër të një kontrate koncesionare, synonte t’i jepte zgjidhje afatgjatë trajtimit të mbetjeve urbane, duke mundësuar edhe prodhimin e energjisë prej tyre.

Por, pas problemeve të vazhdueshme me funksionimin e inceneratorit dhe kalimit të administrimit të tij te shoqëria publike ECO-ELB, dokumentet e projektbuxhetit 2027 parashikojnë një tjetër skemë për menaxhimin e mbetjeve.

Siç ka raportuar më herët Ekofin.al, tetë bashki, Elbasan, Librazhd, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh, parashikohet të përfitojnë financime për transportimin e mbetjeve urbane drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve në Shkodër.

Për këtë qëllim parashikohen transferta nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre.

Kështu, krahas kostove të investimit dhe administrimit të infrastrukturës ekzistuese në Elbasan, financave publike do t’u shtohet edhe fatura e transportimit të mbetjeve drejt një zone tjetër të vendit.

Në të njëjtën kohë, qeveria planifikon tashmë një tjetër investim prej afro 17 milionë eurosh në Elbasan, pa sqaruar nëse transportimi i mbetjeve drejt Shkodrës do të jetë një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit të ri.

Vetëm kostoja e mëparshme e ndërtimit të inceneratorit dhe vlera indikative e projektit të ri arrijnë së bashku në rreth 38,37 milionë euro, pa përfshirë shpenzimet e administrimit, mirëmbajtjes dhe transportit të mbetjeve.

Elbasani përballet edhe me 1,5 milion tonë mbetje industriale

Problematika e mbetjeve në Elbasan nuk kufizohet vetëm te ato urbane. Qyteti përballet prej dekadash edhe me pasojat e ndotjes së trashëguar nga industria e rëndë.

Mbi 1,5 milion tonë mbetje industriale me metale të rënda vijojnë të jenë të depozituara në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në auditimin për ndotjen e mjedisit në bashkitë Elbasan dhe Krujë gjatë periudhës 2023–2025, ka evidentuar mungesën e një plani konkret për largimin dhe trajtimin e këtyre mbetjeve, të cilat ndikojnë në ndotjen e tokës, ujërave nëntokësore dhe lumit Shkumbin.

Mbetet e paqartë nëse projekti i ri prej 16,77 milionë eurosh do të adresojë edhe ndotjen industriale të trashëguar. Emërtimi i përgjithshëm i investimit në dokumentin qeveritar nuk specifikon kategoritë e mbetjeve që do të trajtohen.

Afro 60 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në tri zona

Me përfshirjen e Elbasanit, numri i projekteve të maturuara për infrastrukturën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në listën e investimeve kombëtare rritet nga dy në tre.

Në listën e korrikut figuronte projekti për zonën e mbetjeve të Kukësit, me vlerë indikative prej 18 milionë eurosh, si dhe ai për zonën Vlorë–Gjirokastër, me vlerë 25 milionë euro.

Me shtimin e Elbasanit, vlera e kombinuar e këtyre investimeve arrin në 59,77 milionë euro, nga 43 milionë euro që ishte në korrik, duke shënuar një rritje prej 39%.

Etiketa: 16.77 milionë euroElbasaninceneratorRama

Lajme të lidhura

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit
Aktualitet

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital
Aktualitet

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

15:23 - 29/11/26
Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë
Aktualitet

Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

14:25 - 29/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit
Aktualitet

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti, i cili u godit...

Lexo më shumë
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

15:40 - 29/11/26
Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

15:23 - 29/11/26
Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

Bulevardi kthehet në “arenë lufte/ Policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

14:25 - 29/11/26
Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

14:14 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com