Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar pas goditjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.
Në një reagim publik, Koçeku e cilësoi veprimin e efektivit si joprofesional dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas saj, polici e ka qëlluar deputetin në një moment nervozizmi, duke qenë se e njihte atë.
Koçeku kërkoi pezullimin e menjëhershëm të efektivit nga detyra, një reagim publik nga kryetari i Kuvendit, si dhe zhvillimin e një hetimi të pavarur për ngjarjen.
Reagimi i plotë i Marjana Koçekut:
“Dënoj ashpër goditjen me plumba gome ndaj deputetit të Shkodrës, Kliti Hoti. Qartazi polici e ka goditur në nervozizëm e sipër dhe duke e njohur deputetin Hoti.
Kjo sjellje e policit është jashtë çdo norme profesionale dhe në shkelje të Kushtetutës. Shteti duhet të reagojë siç reagon një shtet i BE-së kur policia qëllon me plumba gome një deputet.
Kërkoj pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit të policisë, reagim publik nga Kryetari i Kuvendit, hetim të pavarur dhe përgjegjësi ligjore për këtë akt dhune që shkel hapur Kushtetutën.
Shpreh solidaritet për kolegun Hoti!”










Discussion about this post