Të paktën 12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat paraprake për të lënduarit, sipas informacionit të mbledhur nga strukturat spitalore.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona: dy efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar.
Sipas ministrisë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar.
Katër prej tyre kanë dalë nga spitali me këshillën e mjekëve, ndërsa dy të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.









Discussion about this post