GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjatja e organeve të Vetting-ut shkakton debat në Kuvend: Rregullorja nuk është llastik!

10:48 - 03/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjatja e organeve të Vetting-ut shkakton debat në Kuvend: Rregullorja nuk është llastik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut ka shkaktuar debat në fillim të seancës së sotme plenare mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë.

Për kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Sipas tij, ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve.

“I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje.

“Unë do të ftoja kolegët e PD që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk është një proces që duhet politizuar apo që duhet bërë pjesë e agjendave të tjera të forcave të tjera politike në Kuvend. Zgjatja e afateve të mandatit të Vettingut duhet bërë, pasi ky është një proces i suksesshëm i pastrimit nga persona të korruptuar, me lidhje kriminale dhe të paaftë për të bërë drejtësi. Duhet të tejkalojë agjendën politike të secilit prej nesh kjo çështje. Nuk janë propozimet e PS, por janë nevoja që ka Shqipëria për të çuar përpara këtë proces. Unë nuk mund ta konsideroj rregulloren e Kuvendit llastik. Prandaj për ta mbyllur këtë çështje do të sugjeroja që seanca të shprehej me votë për përfshirjen në rend dite në seancën e 10 shkurtit zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Biem të gjithë dakord se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë. Duhet të marrë fund politizimi për këtë çështje”, u shpreh Balla.

Etiketa: Alibeajballa

Lajme të lidhura

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist
Aktualitet

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

13:22 - 29/01/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Aktualitet

Rilindja zbrazi Shqipërinë, Këlliçi: Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!

12:34 - 29/01/26
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale
Aktualitet

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale

11:52 - 29/01/26
Para
Do të ketë “Big Brother VIP 2”? Lori dhe Sara Hoxha surprizojnë me përgjigjen

Do të ketë “Big Brother VIP 2”? Lori dhe Sara Hoxha surprizojnë me përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist
Aktualitet

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

13:22 - 29/01/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del...

Lexo më shumë
U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion

U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion

13:11 - 29/01/26
18 ekipe kërkojnë fitoren në Europa League, në fushë zbret edhe Nedim Bajrami

Spektakël pritet në Europa League, 36 ekipe zbresin në fushë dhe bëjnë llogaritë e kualifikimit

12:42 - 29/01/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Rilindja zbrazi Shqipërinë, Këlliçi: Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!

12:34 - 29/01/26
Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

Apeli i GJKKO “fal” ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë (Emrat)

11:59 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com