GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrolle me dronë e radarë, Policia Rrugore e Lezhës: 7 shoferë në pranga e 781 gjoba në një javë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrolle me dronë e radarë, Policia Rrugore e Lezhës: 7 shoferë në pranga e 781 gjoba në një javë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore e Lezhës njofton se ka marrë masa, për të parandaluar aksidentet rrugore në akset rrugore të qytetit verior.

Sipas policisë së Lezhës, gjatë kontrolleve, është bërë i mundur arrestimi i shtatë shoferëve, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur; janë tërhequr 91 leje drejtimi për parregullsi në drejtim mjeti dhe janë vendosur në total 781 gjoba.

Njoftimi i Policisë Rrugore të Lezhës:

Lezhë

Policia Rrugore e Lezhës rrit prezencën në rrugë duke ushtruar kontrolle me dronë, radar dhe drager, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrollet me dronë janë përqendruar në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilat janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

Gjithashtu, po në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore janë intensifikuar kontrollet me radar dhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë dhe drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

Policia Rrugore e qarkut Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Etiketa: LezhePolicia rrugore

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Rusia: Jemi gati të përdorim forcën ndaj vendeve që na klasifikojnë kundërshtare

Rusia: Jemi gati të përdorim forcën ndaj vendeve që na klasifikojnë kundërshtare

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com