GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Trafikanti i drogës, këshilltar i ministrit Çuçi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Trafikanti i drogës, këshilltar i ministrit Çuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka punësuar si këshilltar të tij pikërisht një person të akuzuar si garant i kultivimit dhe trafikut të hashashit. Në fillim të prillit të 2017-ës, policia ndërmori një aksion antidrogë në fshatin Pagri të Përmetit, ku në një banesë gjeti 12 tonë hashash. Pjesa më e madhe e drogës ishte në proces tharjeje, ndërsa pjesa tjetër ishte e paketuar dhe gati për transport.

Grupi hetimor në atë kohë ngriti një pyetje, se si u kultivuan bimët për të prodhuar 12 tonë hashash pa u vënë re nga policia? Nga kjo pyetje nisi hetimi disiplinor ndaj drejtorit të policisë së Qarkut Gjirokastër në atë kohë, Aranit Arapi.

Por edhe pse hetimet po vazhdojnë ndaj Arapit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka marrë si këshilltar në Ministrinë e Brendshme.  Aranit Arapit u denoncua edhe nga opozita për përfshirje dhe nxitje të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës dhe Gjirokastrës. Megjithatë, në fushatën zgjedhore për 25 prillin, Bledi Çuçi e rehabilitoi si këshilltar personal në qarkun ku kandidonte vetë për deputet.

Punësimi si këshilltar mbërrinte në një kohë që PD akuzonte Arapin si garant i plantacioneve të hashashit që u mboll në zonën e Tepelenës dhe Gjirokastrës në 2016-ën. Para fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit lidhja mes Bledi Çuçit, në atë kohë ministër i Brendshëm dhe Aranit Arapit u denoncua si fije që lidhte pushtetin me trafikun e drogës.

Lidhja mes ministri i Brendshëm, Çuçi dhe Arapi është më e hershme, pasi ajo daton që nga viti 2017 kur Çuçi kandidonte për deputet në Gjirokastër. Aranit Arapi, në atë kohë drejtonte policinë e Gjirokastrës dhe u akuzua se kishte ndikuar në manipulimin e procesit zgjedhor për PS.

Për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Kalivaç të Tepelenës, Aranit Arapi dyshohet se ka shfrytëzuar pozicionin e tij duke bashkëpunuar me Andrea Çaushin, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke sabotuar kontrollet në këtë zonë dhe parcelat e mbjella me hashash në 2015 dhe 2016.

Ai gjithashtu si zyrtar i lartë i policisë në Qarkun e Gjirokastrës, nga hetimet e dosjes së 12 tonëve hashash në Pagri të Përmetit kanë lindur dyshimet se Aranit Arapi është emri që ka dalë si garant në transportin e kësaj droge drejt Vlorës, ku më pas trafikohej për në Itali nga grupi i Habilajve.

Etiketa: Bldei Cucidrogeskeshilltarikryesore2Ministriskandalitrafikanti

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Vodhi rroba në një qendër tregtare, arrestohet refugjati algjerian në Tiranë

Vodhi rroba në një qendër tregtare, arrestohet refugjati algjerian në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com