GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Skenarët e një vendimi

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Skenari 1.

Dënimi i ish ministrit të brendshëm ka qenë deal. Në këtë situatë Saimir Tahiri bën një sakrificë të vogël për Partinë nën moton historike të së majtës shqiptare; edhe po më dënoi, partia ime më denon. Kohërat kanë ndryshuar dhe tani sakrifica është shumë më e vogël se sa ajo e Kadri Hazbiut. Dënimi me marrëveshje nënkupton se Saimir Tahiri ruan omertan dhe kodi mafioz i heshtjes nuk thyhet. Ky është skenari më i keq i mundshëm për Shqipërinë.

Skenari 2.

Tahirin e ka tradhëtuar Partia. Kjo është situata më interesante. Një ish ministër i brendshëm ka informacione për bëmat e të gjithëve. I tradhëtuar, Tahiri nxjerr në media faktet që inkriminojnë shokët ministra, drejtorë, ndoshta dhe më lart. Omertaja thyhet, Shqipëria fiton.

Skenari 3.

Tahirin nuk e ka tradhëtuar Partia. Dënimi i tij nuk ka qenë deal, por produkt i një hetimi profesional dhe një drejtësie të pavarur nga politika, e cila i konsideron të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo është Shqipëria ideale. Por, pyetja që shtrohet është: A ekziston idealja? Nëse ekziston, sa gjasa ka që të gjendet në Shqipëri?

Skenari 4.

Tahiri është i pafajshëm. Dënimi i tij është produkt i një drejtësie jo profesionale, presionit mbi të ose i një konsensusi mes shumë aktorëve, lokale dhe jo vetëm, për të mbyllur gjëra të tjera. Ky është po ashtu skenar shumë i keq.

Si përfundim, populli nuk ka për ta marrë vesh asnjëhere se cili nga skenarët është e vërteta. Ashtu siç nuk do të merret asnjëherë vesh, nëse ajo që ndodhi me kanabizimin në 2014-2015 ishte një zhvillim i rastësishëm apo vendim politik i maxhorancës për të mbajtur me serum ekonominë në vdekje klinike. Nëse ka qenë e dyta, Saimir Tahiri, është thjesht dëm kolateral. I gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Vendime të kësaj natyre kanë gjithmonë dëme anësore.

Etiketa: klodian tomorri

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Dhunoi brutalisht gruan, arrestohet 42-vjeçari në Berat

Dhunoi motrën, arrestohet 31- vjeçari në Bulqizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se katër muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com