GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mund të më ndodhë që të bëj burg”, si e parandjeu fatin Saimir Tahiri (DOSJA)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë 3 gjyqtarët që do të vendosin për “fatin” e ish-ministrit Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për shkak të përfitimit nga procedura e gjykimit të shkurtuar.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që ta dënonte për “shpërdorim detyre”, duke qenë se sipas GJKKO, Tahiri kishte bashkëpunuar me grupin Habilaj për të trafikuar drogë.

Gjykata vuri theksin tek fakti se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime e përfitime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.

Tahiri vetë e ka mohuar faktin që të ketë pasur marrëdhënie miqësore me të afërmit e tij Habilaj, dhe i referohej si “kushërinj të breznisë së 10”.

Megjithatë e pranoi publikisht që ishin ata personat që u shiti makinën e tij, me të cilën pretendohet se trafikohej droga. Habilajt nuk ndryshuan pronësinë e makinës dhe kështu e përdornin si “imunitet” për të lëvizur.

“Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time. Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën nga xhaxhait im, meqë ai u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja çdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale. Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë në Itali,” thoshte Tahiri

Parandjenja e Tahirit

Më 19 tetor të vitit 2017 në një intervistë të dhënë në media, duket se Tahiri parandjeu fatin që e priste. Tahiri paramendonte se një ditë do të përfundonte nëmos në të njëjtën qeli, në të njëjtën dhomë ajrimi me persona që vetë kishte kërkuar që të përfundonin pas hekurave të qelisë.

“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë,”-thoshte dikur Tahiri.

“Ministër kampion”

Pas publikimit të dosjes hetimore të Habilajve, Rama e ka mbrojtur gjithnjë publikisht ish-ministrin e tij. Madje, Saimir Tahiri u shndërrua në shtyllën ku kreu i qeverisë mbështeti të gjithë kredibilitetin e qeverisë së vet.

Shpesh herë në daljet publike kryeministri e ka cilësuar Tahirin si ministrin ‘kampion’ duke marrë shkas edhe nga aksioni antidrogë në Lazarat, ku u asgjësuan parcela me kanabis./Gazeta Shqip

Etiketa: Saimir Tahiri

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Para
Presidenti Meta, nxjerr mesazhin: Gjithmonë i kam shërbyer interesit të qytetarëve shqiptarë

Presidenti Meta, nxjerr mesazhin: Gjithmonë i kam shërbyer interesit të qytetarëve shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com