GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuri flamurin kombëtar për 28 nëntor, drejtori i Kulturës së Bujanofcit thirret nga gjykata serbe

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuri flamurin kombëtar për 28 nëntor, drejtori i Kulturës së Bujanofcit thirret nga gjykata serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Bujanofcit, Granit Sadriu, ka bërë të ditur se i ka ardhur ftesë nga gjykata në Serbi që të paraqitet në gjyq. Sipas Sadriut, ftesa për t’u paraqitur në gjyq vjen pasi drejtoria të cilën ai e udhëheq ka arritur që ta siguroi sallën për mbajtjen e festës së 28 nëntorit.

“Për të shënuar 109 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, normalisht vendosëm edhe flamurin shqiptar. Sepse nuk mund të kremtohet kjo ditë pa simbolin e saj më emblematik” – ka shkruar Sadriu.

Ai thotë se kjo ftesë për gjyq është përndjekje në baza etnike, dhe se procesi gjyqësor nuk është gjykim personal kundër tij, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit shqiptar.

“Më shumë se kaq, është pjesë e një megaplani shtetëror të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve nga trevat tona në Kosovën Lindore. Sikur fshirja sistematike e adresave, përmes strategjive të tilla të depërtimit, Serbia synon ta bëjë të pamundur jetesën në shtëpitë dhe vatrat tona” – shkroi tutje Sadriu,

Sadriu më tej u bëri thirrje institucioneve të Kosovës e Shqipërisë që të marrin masa e ta rikthejnë Luginën në agjendë politike.

Përveç Kosovës e Shqipërisë, Sadriu i bëri thirrje edhe BE-së që të ushtrojë trysni mbi Serbinë që ajo të trajtojë shqiptarët në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Apeli im është jehonë e lutjes së shqiptarëve që po përballen me valë të pandërprera të elaborateve serbe për zbrazjen e këtyre viseve nga popullata e saj autoktone shqiptare. Kërkojmë nga vëllezërit tanë në Kosovë dhe Shqipëri që të mos lënë në harresë një pjesë të ndërgjegjes kombëtare në harresë dhe në mëshirën e tiranëve të Beogradit. Pamundësisë sonë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin tonë duhet t’i vije fundi dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin amë të Kosovës” – shkruan Sadriu.

Ai bëri lutje që thirrjet e tyre të dëgjohen derisa, sipas tij, të jetë e mundur të flasin nga atje, teksa tha se një ditë ndoshta s’do ta kenë as këtë të drejtë.

 

Etiketa: BujanofcdrejtoriflamuriGjykatakombetarKulturesSerbe

Lajme të lidhura

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Para
Lojërat Olimpike/ Putin merr një “sy gjumë” kur Ukraina parakalon Pekinin (VIDEO)

Lojërat Olimpike/ Putin merr një “sy gjumë” kur Ukraina parakalon Pekinin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com