GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembja e banesave, banorët para Kryeministrisë: Protestat do të jenë të dhunshme

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e banesave, banorët para Kryeministrisë: Protestat do të jenë të dhunshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit, po mbajnë protestën e radhës, këtë herë para Kryeministrisë, ndërsa shembjet nga Bashkia vijojnë ende.

Një prej banorëve të lagjes “5 Maj” shprehet se ata janë pronarë dhe jo zaptues, ndërsa shton i irrituar se prej muajsh kërkojnë sqarim nga autoritetet për fatin e pronave të tyre. Banori thekson se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por nuk mund të trajtohen me akt normativ, ku paralajmëroi edhe përshkallëzim të protestës.

“Kemi mbi 20 vite që jetojmë atu dhe me kod civil jemi pronarë dhe jo zaptues. Kryetari i bashkisë tha mbrëmë që janë zaptues, jetojnë nëpër kasolle. Unë nuk e prisja që ky kryetar ka marrë votat e këtyre banorëve. Kemi 4 muaj që protestojmë për pronën. I kemi kërkuar që të na japin një dëgjesë publike, një sqarim. Realisht nuk na është dhënë asnjë sqarim. Kam 17 vite që jam në proces legalizimi. Kam 35 vjet në atë zonë, qëkur kam lindur. Çfarë qeverish kanë ardhur dhe kanë ikur vetëm premtime. Nuk duam premtime, por gjëra konkrete. Nuk jemi kundër zhvillimit të asaj zone, por mos na trajto me akt normativ për fatkeqësi natyrore. Ne të na trajtojnë si pronarë. Unë personalisht dal në mes të rrugës nesër për një arsye. VKM nuk është ligj. I bëj thirrje Erion Veliaj sot je ti, nesër vjen dikush tjetër. Në datë 22 dhe banesa prishet në orën 10. Në date 22 vajza ime ka ditëlindjen dhe mua më prishet shtëpia. Ta garantoj që do të ketë protestat dhunshme, por edhe greva urie”, thotë ai.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.

Etiketa: protesteshembja e banesave

Lajme të lidhura

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën
Aktualitet

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

18:57 - 13/08/26
Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale
Aktualitet

Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

18:42 - 13/08/26
Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten
Aktualitet

Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

17:48 - 13/08/26
Para
“Gjithë ai çun”/ Beniada i futet në dush Donaldit, momenti kur hap derën dhe…

“Gjithë ai çun”/ Beniada i futet në dush Donaldit, momenti kur hap derën dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën
Aktualitet

Aksident në Divjakë/ I moshuari humb jetën pasi makina përplaset me shtyllën

18:57 - 13/08/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, ku një 82-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake,...

Lexo më shumë
Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

Shkrirja dhe bashkimi me Fierin, Bashkia e Patosit nis dëgjesat publike për reformën territoriale

18:42 - 13/08/26
Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

Zlatko Dalic emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe: Nuk erdha për para

18:10 - 13/08/26
Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

Konflikt në familje në Durrës, burri plagos me thikë bashkëshorten

17:48 - 13/08/26
Kapen në Sarandë disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

Kapen në Sarandë disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit

17:31 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com