Katër persona janë arrestuar deri më tani për vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos, tifozit të AEK, nga 10 urdhër-arreste që janë lëshuar nga policia greke.
Sipas autoriteteve, katër të arrestuarit janë të moshës 20, 21, 22 dhe 23 vjeç.
Tre nga këta persona janë me origjinë greke dhe një është shqiptar. Të gjitha arrestimet janë bërë në Selanik.
Një nga dhjetë urdhër-arrestet ka të bëjë me 20-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se është arratisur nga Greqia drejt Shqipërisë . Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për Rogers D.
Ai u arratis nga Greqia në Shqipëri në orët e para të së martës së 2 shkurtit, para se të identifikohej nga autoritetet greke, për përfshirjen e tij në sulmin vrasës ku edhe vdiq Alkis.
20-vjeçari dyshohet se është bashkëpunëtori i 23-vjeçarit shqiptar, ky i fundit i arrestuar nga autoritetet greke.
Ata goditën me mjete prerëse 19-vjeçarin, tifoz i skuadrës Aris në Selanik. Ndërsa dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të tjerë, grekë e shqiptarë, konsiderohen dhe njihen në Greqi si pjesë e tifozërive huligane.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “në kuadër të hetimeve në vazhdim për një rast për vrasjen e një shtetasi 19-vjeçar, e ndodhur më datë 02.01.2022, në zonën e Charilaou, janë lëshuar 10 urdhër-arreste. Urdhër-arrestet janë lëshuar sot. Katër (4) nga të përfshirët tashmë janë identifikuar dhe arrestuar. Hetimet janë në vazhdim”.
Pas njoftimit të Policisë greke, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos u shpreh:
“ E kishim thënë që në momentin e parë se është çështje nderi për policinë greke, për drejtësinë, për shtetin në tërësi, që hetimi për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis të marrë fund. Për të gjetur fajtorët dhe për t’i vënë ata para drejtësisë. Kjo ishte dhe është detyrë e shtetit ligjor dhe po bëhet realitet tani. Shpërndarja e menjëhershme e drejtësisë dhe iniciativat për t’i dhënë fund kësaj dhune dhe huliganizmi të paarsyeshëm .”
Discussion about this post