GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përgatitjet për finalen, zyrtarët e UEFA-s mbërrijnë përsëri në Tiranë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgatitjet për finalen, zyrtarët e UEFA-s mbërrijnë përsëri në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj, është një nga momentet magjike të futbollit që të gjithë shqiptarët do të kenë fatin ta përjetojnë në Tiranë. Një finale e përmasave të mëdha që pritet të ndezë stadiumin “Air Albania”. Në ditën e finales pritet që në Tiranë të mbërrijë një numër i madh tifozësh e zyrtarësh.

“Një delegacion i UEFA-s do të mbërrijë sot në Tiranë për të nisur një vizitë inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales së UEFA Europa Conference League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj. Në fakt, UEFA ka dërguar në Shqipëri vazhdimisht përfaqësues të saj që nga nëntori i vitit të kaluar e në vazhdim për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen. Siç dihet, në ditën e finales pritet që në Tiranë të mbërrijë një numër i madh tifozësh e zyrtarësh, por edhe personalitete dhe duhet që e gjithë infrastruktura për të pritur një fluks të madh njerëzish të jetë gati” – thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Për të siguruar këtë finale janë bërë një sërë vizitash nga zyrtarë të UEFA-s në Tiranë, për të diskutuar rreth organizimit të kësaj finaleje ku siguria është primare. Pas 2 takimeve të para ku delegatë të UEFA-s kanë qenë prezent në Tiranë, një tjetër delegacion do të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF në faqen e saj zyrtare, ku ka njoftuar se zyrtarë të UEFA-s do të zbarkojnë në Tiranë.

“Kjo është vizita e tretë inspektuese e grupit të punës të ngritur nga UEFA për organizimin e finales së Conference League e që përbëhet prej 61 personash. Fillimisht do të ketë një inspektim në aeroportin e Rinasit me përfaqësues të Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit e më pas do të vijohet me takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë në lidhje me sheshet që do të përcaktohen për t’u mbledhur tifozët, parkingjet, facilitetet që duhen krijuar, rrugët që do të bllokohen në ditën e finales, por edhe banerimin e qytetit para finales së madhe. Sigurisht, një vëmendje e madhe do t’i kushtohet stadiumit “Air Albania” dhe punimeve që duhen bërë aty për ta përshtatur çdo detaj me kërkesat e UEFA-s. Një aspekt i rëndësishëm është krijimi i të gjithë kushteve për të plotësuar kriteret e transmetuesit televiziv të finales. Gjithashtu, pjesë e këtij grupi do të jenë dhe përfaqësues të sponsorave të aktivitetit, të cilët vijnë për të parë mundësinë për të organizuar aktivitete promovuese gjatë ditëve para finales. Në këtë vizitë do të diskutohet edhe për organizimin e vullnetarëve që do të angazhohen për këtë event madhor” – thuhet më tej në njoftimin e FSHF-së.

Gjithashtu mësohet se në mars do të ketë edhe një vizitë inspektuese të fundit e më pas do të nisë puna në terren për përgatitjen e finales.

Etiketa: finaleTiraneUEFAzyrtaret

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Tërmetet e njëpasnjëshme, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

COVID-19 në vend/ Ulen infeksionet dhe rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com