GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

14:04 - 08/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guacka e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.

Sipas dokumentave, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.

QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentat që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.

Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guackës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.

Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarre për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.

Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.

Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpytje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?

Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e rryshfetit.

Është ende herët të thuhet se ccfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash.

Etiketa: klodian tomorriporti i Durresit

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Masakrohet gazetari grek në Egjipt, zbulohen detajet tronditëse

Masakrohet gazetari grek në Egjipt, zbulohen detajet tronditëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Lexo më shumë
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com