GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfaltimet në Shkodër/ Voltana Ademi i jep 130 milionë lekë kompanisë me ofertën më të lartë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Asfaltimet në Shkodër/ Voltana Ademi i jep 130 milionë lekë kompanisë me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Shkodër me kryetare Voltana Ademin ka zhvilluar një tjetër tender ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit. Në procedurën e hapur në datën 5 janar 2022, bashkia parashikon sistemim, asfaltim, rrugë të brendshme në Dobraç, ku përfshihet rruga Çeliku, Dinaj, Haxhi Zeneli.
Ky tender mban numrin e referencës REF-16843-12-31-2021 dhe ka fondin limit prej 13 323 678 lekëve të reja, ose rreth 133 milionë lekë të vjetra.
Në këtë tender kanë marrë pjesë 5 kompani, “S.M.O.UNION” sh.p.k, ”Grama”sh.p.k, “VARAKU E” sh.p.k, “Lacaj”sh.p.k, “Delia Impex” sh.p.k
Sipas dokumentit të siguruar nga gijotina.com, vërtetohet se 4 kompani prej tyre, janë skualifikuar dhe tenderi është kryer vetëm me kompaninë LACAJ SHPK. Kjo firmë kishte dorëzuar ofertën prej 12 603 956 lekë të reja.

Cilët u mënjanuan nga gara?
Në këtë prokurim u skualifikuan ofertat më ekonomike dhe fitoi më e larta. Kështu operatori ekonomik “S.M.O.UNION” sh.p.k, ka ofruar t’i kryejë punimet me 8,972,639 leke pa tvsh. ”Grama”sh.p.k, ka propozuar vlerën 11,335,305 lekë pa tvsh . “VARAKU E” sh.p.k. ka paraqitur ofertën 11,456,896 leke pa tvsh
Oferta më e lartë është 12,603,956 leke pa tvsh dhe është bërë nga kompania fituese Lacaj me administrator Bashkim Lacajn. Ndërsa “Delia Impex”sh.p.k, nuk ka paraqitur ofertë.

Pse u skualiafikuan të gjithë (veç fituesit)?
Përveç fituesit të tenderit, të gjithë pjesëmarrësit janë skualifikuar. Shkaqet gjenden, kur fituesi është paracaktuar nga organizatori i tenderit. Kështu, “S.M.O.UNION”sh.p.k u hoq nga gara se “nuk ka paraqitur analizat e çmimeve brenda afatit te përcaktuar nga AK”. “ Grama” u skualifikua se “stafin drejtues dhe makineritë i ka të angazhuara në objektin: Sistemim asfaltim në fshatin Shtoj i Vjetër-Guci e Re”.
Akoma më e çuditshme është arsyeja e paraqitur për skualifikimin e operatorit “ VARAKU E” sh.p.k. Sipas komisionit, “Referuar listëpagesës së muajit dhjetor 2021, rezulton se të gjithë punonjësit e deklaruar në formularin e vetdeklarimit kanë të njëjtin profesion, kanë kode të ndryshme”.
Kështu, në ditët e fundit të pushtetërimit të saj në krye të bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka firmosur këtë tender që dyshohet se shkel parimin e barazisë dhe dëmton buxhetin e shtetit.


Ky prokurim është shoqëruar nga “Open Data” me flamurin e kuq duke ngritur shqetësimin për skualifikimin e të gjithë kompanive përveç fituesit.
Kujtojmë se zgjedhjet e reja për kryetarin e Bashkisë Shkodër zhvillohen në 6 mars 2022 dhe Voltana Ademi është tërhequr nga rikandidimi. Ndoshta ka qenë shumë e angazhuar me tenderë të tillë. A.L /gijotina.com

Etiketa: Bashkia e Shkodreskryesore2tender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Gjykata e Tiranës pushon dosjen e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku

Gjykata e Tiranës pushon dosjen e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

Kreu i PD, Sali Berisha, nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos...

Lexo më shumë
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26
Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com