GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF-së, UEFA merr masat

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF-së, UEFA merr masat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndërhyrjes së politikës në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, veçanërisht në asambletë e disa shoqatave rajonale, UEFA ka marrë masat duke përcaktuar një delegacion që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ashtu siç edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë pesë ditë më parë, janë përzgjedhur edhe tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues të qeverisë së futbollit evropian.

Përmes një shkrese zyrtare, UEFA ka njoftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për agjendën e vizitës së delegacionit që do të vlerësojë ecurinë e procesit zgjedhor e që do të mbërrijë në vendin tonë më 14 shkurt. Delegacioni përbëhet nga Luca Nicola, shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA, Luca Nicola, shef i Çështjeve Korporative dhe Yann Hafner, ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve.

“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:

Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së” – shkruhet në letrën drejtuar Presidenti Duka.

Kujtojmë se, që kur ka nisur fushata për kreun e ri të FSHF-së, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërhyrë në mënyrë të hapur, duke lëshuar lum akuzash ndaj kreut aktual, Armando Dukës. Ai gjithashtu është kapur edhe në një përgjim ku u bënte presion me fjalë banale anëtarëve të Shoqatës Tirana, që të mbështesnin kandidatin e propozuar nga ai dhe jo Dukën.

Etiketa: delegacionfshfKryesore1masamonitorimPolitikaUEFAZgjedhjet

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Ajo çfarë shihni së pari në foto tregon shumë për karakterin tuaj

Ajo çfarë shihni së pari në foto tregon shumë për karakterin tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet