GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Tiranës pushon dosjen e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Tiranës pushon dosjen e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Demiraj, urdhëroi pushimin e çështjes ndaj ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Mësohet se ditën e sotme, prokurori i çështjes, Ardiano Dyrmishi, ka vendosur të apelojë vendimin e gjykatës së kryeqytetit, duke kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 1 vit burgim të Kajmaku. Në pretencë, prokuroria kërkonte që dënimi me burg të pezullohej dhe Kajmaku të vuante një alternativ. Por edhe kjo kërkesë e prokurorisë nuk është pranuar nga Gjykata që ka urdhëruar pushimin e plotë të dosjes.

Organi i akuzës kishte kërkuar një masë dënimi alternative për Agim Kajmakun, duke i qëndruar vetëm vepër penale të “Falsifikimit të dokumentave”, ndërsa dy akuzat e tjera si “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”, ishin pushuar gjatë fazës së leximit të pretencës. Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u akuzua se kishte firmosur shkarkimin nga detyra të dy nën/kryetarëve të bashkisë Vorë, në një kohë kur vetë Kajmaku ishte shkarkuar nga detyra, si zyrtar i prekur nga ligji dekriminalzimit.

Në atë periudhë Bashkia e Vorës pretendoi se shkarkimi nga detyra i nën/kryetarëve është bërë në 30 Tetor, një ditë para shkarkimit që KQZ-ja i bëri Kajmakut në 1 nëntor. Kajmaku dyshohet se ka falsifikuar datën e vendimit të shkarkimit të dy nën/kryetarëve të Bashkisë, ndaj dhe prokuroria i qëndroi deri në fund kësaj akuze, duke kërkuar dënimin e ish-zyrtarit të PS. Më vonë ai u shpall në kërkim dhe u prangos në një spital e për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk u mbyll në qeli.

Etiketa: Agim KajmakudosjaGjykata TiranekryebashkiakuKryesore1

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Tre zjarrfikëse në “luftë” me flakët, digjet mobileria në Nikël

Tre zjarrfikëse në “luftë” me flakët, digjet mobileria në Nikël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com