GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do shihemi në gjyq”, Berisha sulmon sërish ambasadoren Kim: Ka arrogancë të tepruar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëse Basha refuzon të dalë nga zyra? Berisha: Nuk i trembem ndjekjes penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sërish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Në një intervistë për mediat, Berisha ka përmendur një nga deklaratat e bëra nga ambasadorja Kim ku më herët përdori sloganin e famshëm propagandistik të kohës së Komunizmit që demokratët të “mos hanë bar”, për të nënkuptuar nevojën e shkëputjes së Partisë Demokratike në opozitë nga interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai më tej tha se ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve ajo nuk e bëri pasi ka “arrogancë të tepruar”.

“E konsideroj më të rëndësishmen. Përgjigja që unë i dhashë asaj për barin. Mund ta plotësoj. Zonja e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët, përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që barë do hamë dhe amerikanëve nuk do t’i nënshtrohemi. Që një diplomate përfaqësuese e vendi që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën ajo o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose pastaj është keq këshilluar. Por ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe jashtë normave të mija i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi i kam kërkuar ti kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive njeriu edhe ndaj një fyerje individuale duhet të kërkojë ndjesë, po ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike” – tha ish-kryeministri.

Berisha gjithashtu tha se nuk ka kërkuar asnjë takim me ambasadoren dhe nuk ka asnjë interes ta takojë atë pasi sipas tij do të “shihen në gjyq”.

“Absolutisht skam kërkuar dhe skam ndërmend të kërkoj ta takoj se nuk më shtyn asgjë nuk kam asnjë interes. Do shihemi në Gjyq. S’ka rëndësi, ky është problemi po i the tjetrit do shihemi në sallë të gjyqit të tjerat mbyllen” – shtoi ai.

Etiketa: ambasadorjaarrogancegjyqSali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Arratisja spektakolare nga burgu i Greqisë/ Shqiptarët shpallen fajtorë, ja sa u dënuan

Arratisja spektakolare nga burgu i Greqisë/ Shqiptarët shpallen fajtorë, ja sa u dënuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com