GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritja e çmimit të bukës/ AK nuk gjobiti fabrikat, tani justifikohet tek “Ekonomia”

11:56 - 09/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të bukës/ AK nuk gjobiti fabrikat, tani justifikohet tek “Ekonomia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak muaj më parë Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimet për fabrikat e miellit, pas rritjes së çmimit të bukës në treg. AK nisi këto hetime pasi nga kontrollet paraprake rezultonte se fabrikat e miellit ndikonin në përcaktimin e çmimit të bukës. Por, për çudi të të gjithëve, AK mbylli hetimet pa asnjë përgjegjës dhe pa asnjë ndëshkim.

Në lidhje me këtë çështje kreu i AK, Denar Biba ka dalë përpara Komisionit të Ekonomisë ku po jep argumentet e tij se përse nuk u gjobitën fabrikat e miellit, edhe pse kishin rritur çmimin bllok. Sigurisht ai ka nisur të justifikohet duke thënë se  rritja e çmimeve në bllok nuk është një provë që vërteton se ka një marrëveshje të fshehur, por mund të ketë ardhur edhe si pasojë e rrethanave objektive.

“Ne nuk rregullojmë çmimet, nga e gjithë doktrina apo jurisprodencë, nga përvoja e homologëve tanë është një institucion gati gjyqësor, që ndodh fenomeni dhe pastaj ka një vendimmarrje që mund të ta rregulloj situatën. Në 2020 përmes kërkimit të një subjekti ne nisëm një monitorim të tregut, pas monitorimit të tregut të importit të grurit dhe miellit, është vlerësuar nga Komisioni i Konkurrencës që hetimi paraprak ka disa premisa dhe meriton që tregu që të hetohet më gjerësisht, më pas në korrik të 2020 është mbledhur Komisioni, është përgatitur raporti, kujtojmë që ka qenë një periudhë pandemie dhe një pjesë e mbledhjeve bëhet në online dhe intensiteti i debateve nuk ka qenë ky që është sot.

Disa prej anëtare, unë një ndër ta, nuk krijuam bindje, kuptuam se diçka nuk shkonte, problematikat janë në atë treg, por në mungesë të një prove konkrete vetëm me një indicie që ishte çmimi, po pa analizë të kostos, si u arrit në këtë çmim, kostot e transportit janë të njëjta, duke qendruar de disa episode të ngjashme, jo të njëjta, por nuk kishte numri i operacione ishte 684, apo 600 mijë, apo 6 milion operacione, duke qenë se element të tillë nuk dilnin nga raporti, nuk e gjetëm disa nga ne, kishte problematike, por në respekt të materialit nuk mund të merrnim një vendim, jo të vendosnim gjobë ose jo. Kam kërkuar ose shtyrjen e mbledhjes ose shtyrjen e hetimit edhe me një 1 vit”, tha ai. Sigurisht, kjo deklaratë ka revoltuar anëtarët e opozitës, të cilët i quajnë këto argumente justifikime për të fshehur abuzimin dhe korrupsionin që bëjë vetë institucionet rregulluese.

 

 

Etiketa: AKcmimi bukesDenar BibakokurrenceKomisoni i Ekonomise

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Ja pse “Facebook” dhe “Instagram” mund të mbyllen në Europë

Ja pse “Facebook” dhe “Instagram” mund të mbyllen në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com