Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.
Të njëjtin vendim Koelgji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.
PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.
Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.