GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Thyen rregullat sportive/ Komisioni i Disiplinës dënon me gjobë Partizanin dhe Teutën

19:07 - 09/02/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Disiplinës dënon disa skuadra dhe zyrtarë klubesh për thyerje të rregullave sportive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vënë disa gjoba ndaj disa klubeve, për thyerjen e rregulloreve sportive. Klubet e Superligës që janë dënuar, janë Teuta dhe Partizani, të cilat kanë marrë gjoba nga 1 milionë lekë si pasojë e mosvënies së logos së “Abissnet Superiore” në fanella.

“KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë” – thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Gjithashtu janë dënuar me gjobë në masën 50.000 lekë të reja, skuadra e Kategorisë së Parë, FK Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve. Dënim ka marrë edhe lojtari i KF Tepelena, Viktor Gjyla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

“FK Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i FK Tepelena, Viktor Gjyla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti” – thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe disa skuadra të moshave 19-vjeçarë dhe 17-vjeçarë, me heqje pikësh, pezullim aktiviteti dhe me gjoba, për dështim të zhvillimit të ndeshjeve, për sjellje jo sportivhe dhe për braktisjen e ndeshjeve.

“Albanet U-17, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Basania U-17, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

“FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Butrinti U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

“Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi Piraniqi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

“Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Khalil Taleb, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Burreli U-19, Dejvit Lleshi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Besëlidhja U-19, Andrea Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Naftëtari U-19, Reklist Çelaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Ali Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Labëria Fc U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane2017 U-17, Ledion Vitaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Albers Keko, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive” – shkruhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Etiketa: komisioni i disiplinesKryesore1PartizanirregullorjasportiveTeutaThyhet

Lajme të lidhura

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë
Sport

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26
Para
Çfarë duhet të bëni nëse dikush qorton fëmijën tuaj

Çfarë duhet të bëni nëse dikush qorton fëmijën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të...

Lexo më shumë
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com