GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë: Rezerva valutore arriti nivelin më të lartë historik, prej 4.16 miliardë eurosh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë në muajt e parë të këtij viti është stabilizuar pranë nivelit të 4 miliardë eurove.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit prill mjetet e rezervës kishin vlerën e 3.96 miliardë eurove, me një rritje shumë të lehtë prej 0.4% që nga fillimi i vitit. Rezerva valutore ngelet ndjeshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një vlerë në rritje prej 11%.

Vitin e kaluar rezerva valutore u rrit ndjeshëm me 17.3%, me kontributin kryesor të dhënë sidomos nga eurobondi prej 650 milionë eurosh i siguruar nga qeveria shqiptare në muajin qershor. Në këtë periudhë, rezerva valutore arriti nivelin më të lartë historik, prej 4.16 miliardë eurosh. Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka përfshirë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat e në të cilat mbahet rezerva valutore. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 Euro përbënte, 64.9% të rezervës valutore, e ndjekur nga Dollari amerikan me 19% dhe SDR me 5.8%. Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por, ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çrregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.

Shembulli i fundit ishte marsi i vitit të kaluar, kur pas shpërthimit të pandemisë monedha vendase pësoi një nënçmim të shpejtë në kursin e këmbimit me euron. Banka e Shqipërisë shiti mbi 20 milionë euro brenda pak ditësh dhe kjo mundësi stabilizim të shpejtë të kursit të këmbimit. Madhësia e rezervës valutore vlerësohet është e kënaqshme në raport me objektivat kryesorë të saj, një nga të cilët është mbulimi i katër muajve importe. Mbështetur në ecurinë e importeve për katër muajt e parë të vitit, rezerva valutore aktualisht do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar nëntë muaj importe.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë rifilloi edhe programin e ankandeve të blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore. Për këtë qëllim janë planifikuar 14 ankande, ku në total, shuma e parashikuar për t’u blerë është midis 56 dhe 84 milionë eurove.

Megjithatë, shuma e blerë në ankande mund të jetë edhe më e madhe, sepse në shumicën e rasteve Banka e Shqipërisë ushtron opsionin e blerjes në një raund të dytë, në shuma më të mëdha. Në dy ankandet e zhvilluara në tremujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 16.1 milionë euro. Shuma e blerë në tremujorin e parë të vitit është më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, por më e ulët në krahasim me tremujorin e parë të dy viteve pararendëse. Blerjet e euros me qëllim rritjen e rezervës valutore u rritën ndjeshëm pas vitit 2017 dhe arritën shifrën rekord të gati 155 milionë eurove në vitin 2019.

Etiketa: Banka e Shqiperiserezerva valutore

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për 2020

Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për 2020

TË FUNDIT

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja,...

Lexo më shumë
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com